Buxheti 2022, Rama: Zerojmë taksat dhe rrisim pagat për disa kategori!
“Skema e këtij buxheti është dëshmi e një arritje domethënëse të këtyre dy viteve tejet të vështira. Për të mbetur ambicioz për të nesërmen gjatë kurimit të dy plagëve. Plagët e tërmetit po mbyllen dhe ato të pandmeisë po trajtohen. Sic flet qartë ky buxhet asnjë sektor dhe reformë nuk është lënë pas dore. Me këtë buxhet rrisim financimin për të mbështetur njerëzit e këtij vendi, kategoritë më në nevojë, fëmijët, të rinjtë e tj. Injektojmë financime në ekonominë kombëtare dhe familjare, duke mbajtur edhe borxhin publik në parametra të sigurt. Zerojmë taksën në pagat deri në 40 mijë lekë.
Përgjysmojnë taksën mbi pagat nga 400 mijë deri në 500 minë lekë. Përgjysmojnë taksën për forcat e kualifikuara të punës që marrin nga 1.5-deri në 2 milion., rrisim pagat për mësuesit dhe mjekët. Rrisim pagat deri në 150% port punonjësit dhe3 drejtuesit e policisë s shtetit që shërbejnë larg vendbanimit. Rrisim pagën deri në 30% për FA. Dyfishojmë ndihëm ekonomike që kanë tre fëmijë deri në 18 vjeç. Ligjërojmë pagën or naftëtarët e Fierit. Financojmë indeksimin e mëtejshëm të pensioneve. Financojmë lidhjet e reja me 23 milion dollarë. Financojmë rimbursimin e barnave për mbi 400 mijë qytetarë”, tha zoti Rama.
Kryeministri Rama theksoi se të gjitha shërbimet, qytetarët shumë shpejt do i marrin përmes telefonit të tyre që do të shmang korrupsionin në administratë. “Duke garantuar një bazë mbi të cilën edhe njësia antikorrupsion e ministrisë së Drejtësisë ka hyrë në një fazë të re. Ajo çka ne do të garantojmë në vijim dhe është ambicja e këtij mandati është që të sigurohet jo vetëm mbyllja përfundimtare e të gjitha sporteleve në Shqipëri që ofrojnë shërbime dhe kontakte të drejtpërdrejta me punonjësit e administratës që më pas futet ryshfeti dhe vjen vonesa, po edhe për të garantuar që përfundimisht qytetari të bëjë kërkesën dhe i gjithë dokumentacioni që duhet për të marrë një shërbim , të garantohen brenda përbrenda sistemit të digjitalizuar të shtetit. Të mos ketë më qytetar që duhet të shkon në 7 dyer për të bërë gati dosjen për të marrë një certifikatë.
Kadastrat digjitale është edhe ajo duke u bërë, e dimë të gjithë se çfarë plage është ajo. Me digjitalizim përfundimtar edhe kadastra do të jetë një institucione i aksesueshëm përmes smartphone-it dhe pa sportele.
Qendra digjitale e qarkullimit rrugor është bërë me makina inteligjente, por do të shtrohen edhe kamerat inteligjente për të pasur të dhëna në kohë reale të qarkullimit. Do të financohen në mënyrë të posaçme duke krijuar një qendër të mbrojtjen kibernetike të të gjitha sistemeve tona të komunikimit teknologjik. Të gjitha të dhënat e shtetit do të kenë një sistem backup, që çfarëdo të ndodhi të mos ketë asnjë humbje të të dhënave“, tha zoti Rama.