Buxheti i PPP-ve – Shpenzimet 3-vjeçare për rrugët, ja akset ku do të shkojnë paratë
Po ashtu, për programin 2020-2022 parashikohet financimi I 2 kontratave të sapo miratuara për akset Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat. Ndërkohë që , ajo që bi në sy është mungesa e listimit të Rrugës së Arbrit si aks kryesor ku do të përqendrohet financimi buxhetor. Ndërkaq, referuar të njëjtit dokument, aksi Kardhiq-Delvinë synohet të financohet nga buxheti në periudhë afatmesme, ndonëse tenderi për lotin 7 që përfshin ndërtimin e tunelit tashmë është anuluar me argumentin e mungesës së fondeve.
Ndërkaq, qeveria parashikon që në buxhetin afatmesëm 2020-2022 t’i japë prioritet dhe bypass-it të Fierit dhe atij të Vlorës. Financimi i projekteve të partneritetit publik-privat përkthehet në një rritje të buxheti për infrastrukturën rrugore, duke arritur në rreth 32 mld lekë në vitit 2022, nga 22.9 mld lekë që është në vitin 2019. Ndërkohë që, investimet për infrastrukturën hekurudhore, ajrore apo detare nuk do të pësojnë asnjë ndryshim për 3-vjeçarin e ardhshëm, çka sugjeron mungesën e investimeve në këtë fushë.
Shpenzime për infrastrukturën rrugore: Ne vitin 2019 do jen 22.9 mld lekë, ne vitin 2020 do te jene 29.2 mld lekë, ne vitin 2021 do arrijne 31.3 mld lekë dhe ne vitin 2022 do jene 32 mld lekë.