Bypassi i Vlorës, mbërrin në Kuvend p/ligji
Qeveria ka dërguar për miratim në Kuvend p/ligjin për ratifikimin e kontratës financiare me Bankën Europiane të Investimeve për ndërtimin e bypassit të Vlorës.
Realizimi i këtij projekti, si nyje lidhëse me korridorin Veri-Jug, është tepër i rëndësishëm për zhvillimin e Shqipërisë Jugore, zhvillimin industrial, turizmin dhe me impakt në bujqësi për transportin e prodhimeve vendase.
Po ashtu ndërtimi i projetkti do t’i japë fund kaosit që shkaktohet çdo sezon veror nga mungesa e një bypassi në dalje të Vlorës. Kontrata parashikon financimin prej 18 milionë euro të baypass-it që përmes një rruge panoramike bën devijimin e lëvizjes nga qyteti përgjatë vijës bregdetare. Kontrata me Bankën Europiane të Investimeve është pjesë e bashkëfinancimit të projektit, sëbashku me BERZH-in dhe BE-në përmes fondeve IPA, me vlerë totale financimi prej 53 milionë Euro.
Projekti i bypass-it përfshin rrethrrotullimin në fund të autostradës Levan-Vlorë dhe një rrugë prej 29 kilometrash dhe parashikohet të përfundojë në pranverën e vitit 2017. Fizibiliteti ekonomik i këtij projekti është i lartë në të gjithë skenarët e ekzaminuar (ndryshime të normës së rritjes së trafikut, kostove të ndërtimit, vlerës së kohës, kostove të operimit të automjeteve dhe vlerës së aksidenteve). Si përfitim i identifikuar, që lidhet me projektin, do të jetë avantazhi i dukshëm për shërbimin e emergjencës në këtë rrugë, pasi do të ketë rrugë paralele 1alternative për raste si: aksidente, transporti i lëndëve të rrezikshme etj. Si rezultat i rritjes së numrit të korsive të rrugës, radhët dhe vonesat në trafik gjatë periudhave të mirëmbajtjes periodike do të minimizohen.
Shtyllasi, si metaforë e tranzicionit shqiptar
Regjimet ndryshuan por të persekutuarit mbetën të persekutuar, e të privilegjuarit të privilegjuar
Shtyllasi është një fshat internimi, i ngritur në vitet e “arta” të diktaturës, ku fillimisht shërbeu si kamp pune për kanalin vaditës Vjosë – Levan – Fier dhe pasi mbaroi kanali, – kjo “vepër e ndritur e Partisë”, – të burgosurit politik i çuan për të ndërtuar vepra të tjera, ndërsa në Shtyllas sollën familje të internuara nga të gjitha krahinat e vendit.
Shtyllasi mbetet gjithmonë një mozaik dhimbjesh e krahinash për të gjithë Shqipërinë që nga Veriu e deri në Jug. Të gjitha ato familje patën fatin e keq të internimit siç ishin: Ndreajt, Xherahët, Gjutajt, Mirakajt, Bazellët, Mihalët Pëllumbët, Kapa, Barutet, Kosturi, Zagorqani, etj. Ata iu nënshtruan një trajtimi çnjerëzor; që nga puna e detyruar, banimi në kushte skandaloze si dhe survejimi i rreptë nga ana e Sigurimit të Shtetit. Shumë banorë të këtij fshati nga familje të internuara përfunduan në burgje dhe arrati.
Në vitin 1991-in, me ardhjen e demokracisë, shumë banorë të tij u larguan prej andej dhe Shtyllasi dalëngadalë u kthye për ta në një kujtim të frikshëm të së kaluarës së tyre tragjike.
Nga ligji famëkeq Nr. 7501, familjet e tyre, të internuara ne këtë fshat, fituan tokë si gjithë të tjerët, atë tokë që për vite me radhë e kishin vaditur me gjakun, djersën dhe lotët e tyre… Ata kishin hapur toka të reja duke mbjellë plantacione të tëra me vreshta e ullinj.
Në një pjesë të tokave të tyre kalon by-pass-i Levan – Fier. Dhe, kuptohet, për tokën e zënë paguhet një çmim i caktuar nga Qeveria. Ky çmim nuk është unik, Levani i populluar nga “agallarët” e rinj, të ardhur nga zonat e Jugut, e ka çmimin për 1600 lek m2, Shtyllasi 299 lek m2 lekë, Pojani 868 lek m2 lekë; një diferencë kjo e madhe për të njëjtën tokë.
Ç’është ky diferencim kaq i madh?… E po, Levani, i kuadrove të Partisë dhe Pojani i lidhur ngushtë me Partinë, ndërsa Shtyllasi qendër internimi. Miqtë e mi më treguan të dokumentuara të gjitha përçapjet e tyre dëshpëruese që kanë bërë deri më sot për ta ndrequr këtë “gabim” që qeveria demokratike e “PD” paska bërë ndoshta “pa dashje“…, por deri më sot asnjë përgjigje shpresëdhënëse. E njëjta tokë, në të njëjtin vend, përkundrazi, ajo e Shtyllasit duhet të kishte vlerë më të lartë se ajo e Levanit dhe e Pojanit sepse është tokë pjellore, ndërsa çmimi i vlerësimit i ndryshëm, shumë i ndryshëm. E kjo është mëse e kuptueshme, sepse të persekutuarit duhet të mbeten gjithmonë të persekutuar, ndërsa të privilegjuarit e djeshëm duhet të jenë përjetësisht të privilegjuar. O e keqe, sa thellë janë rrënjët e tua!
Tragjikomedia e tranzicionit të tejzgjatur shqiptar nuk ka mbaruar akoma. Ajo vazhdon të luhet ethshëm mbi kurrizin e një populli të tërë dhe veçanërisht shtresës së persekutuarve, të burgosurve dhe të shpronësuarve.
Pushtetarët e derisotëm, një pjesë e të cilëve janë hajdutë e kriminelë, dallkaukë e batakçinj që u pasuruan “habitshëm” duke kullotur azadë te livadhet e pafundme të pasurive të këtij vendi, duke i grabitur, rrëmbyer, dhuruar nga partitë apo blerë me çmime qesharake.
Në rastin e Shtyllasit është e pranishme dhe një aferë korruptive ku dy pjesë anësore të rrugës nga 25 mijë m2 do t’i marrë një pronar anonim italian për të ndërtuar dy parkingje gjigante, të vulosura nga qeveria e Berishës…
Dhe fshatarëve u është thënë se kjo është vendosur, ndaj ju duhet vetëm, të heshtni, të pranoni pa bëre zë grabitjen që iu bën pushteti.
A ka drejtësi në këtë vend? Jo!…
Chiediamo il vostro supporto
I regimi sono cambiati,ma i pregiudicati politici sono rimasti
pregiudicati
politici e i privilegiati sono rimasti privilegiati.
Pochi giorni fa ho incontrato dei vecchi amici da Shtyllas –Fier ex detenuti
politici del regime comunista,che mi hanno espresso la loro preoccupazione
per i terreni , loro proprietà privata .
Shtyllas è un paese costruito durante gli anni “d’oro” della
dittatura e i
suoi primi abitanti erano i prigionieri politici che hanno servito come forza
di lavoro per costruire il canale di irrigazione Vjose –Levan –Fier e dopo il
regime ha portato a Shtyllas le famiglie pregiudicate politicamente da tutta l’
Albania.
Shtyllas è rimasto da sempre il mosaico dei dolori per tutte le famiglie ,che
si sono sottomesse ad un trattamento disumano:dal lavoro obbligato ,al vivere
in condizioni disastrose,sotto la stretta sorveglianza dello stato.
Dal 1991 con la democrazia tanti cittadini sono andati via e Shtyllas
è
rimasto solo un pauroso ricordo del loro passato.
Con la legge 7501 per le privatizzazioni ,gli abitanti rimasti hanno
approfittato terreni ,viti e olive,proprio quella terra che per anni interi lo
hanno bagnata con loro sudore e loro sangue. Adesso con la costruzione del
autostrada del Adriatico si è
occupata parte di questi terreni che però devono
essere risarciti dallo stato,ma il prezzo non è uguale per tutti i paesi dove
passa l’autostrada:a Levan è 1600 lek m2,a Pojan è 868 lek m2 e a Shtyllas è
299 lek m2.Una grande differenza per lo stesso tipo di terreno. Ma perché?
Perché Levan e Pojan sono stati più legati con partito comunista e la
dittatura e Shtyllas il paese dei pregiudicati della dittatura,allora questo
fa capire che i privilegiati rimangono privilegiati e i pregiudicati politici
rimangono tali anche nei tempi della democrazia.
Ah il MALE!!!-quanto sono profondi i tuoi radici!!!
I
politici di oggi,una parte dei quali sono ladri e criminali,si sono
arricchiti “stranamente e velocemente” a rubare le ricchezze di questo popolo:
regalato dai partiti o comprato con prezzi ridicoli. Nel caso di Shtyllas è
evidente anche una aria
corruttiva, perché le due parti laterali del autostrada
di circa 25000 m2,sono date ad un imprenditore italiano per costruire due
grandi parcheggi , firmata da governo Berisha… Ai cittadini di Shtyllas si è
detto che tutto è deciso ,cosi non rimane nient’altro che accettare la
situazione e stare in silenzio.
C’è giustizia in questo paese ? NO !!!
Questa è la lista dei cittadini di Shtyllas ai quali si è fatta l’ingiustizia:
1-Agustin Miraka 2-Gasper Miraka 3-Salvador Miraka 4-Saliko
Baruti
5-Muhamet Baruti 6-Perparim Baruti 7-Bujar Baruti 8-Agim
Manafi
9-Asim Manafi 10-Ibrahim Kapa 11-Kimet Kapa 12-Sali
Bazelli
13-Agron Pellumbi 14-Gezim Pellumbi 15-Sander Mihali 16-Jani Mihali
17-Bilbil Driza 18- Pajtim Driza 19- Ramazan Driza 20-
Xhevahir Muçka
21-Cvejtko Mihali 22-Kristo Nini 23-Thoma Nini 24-Marash
Kovaçaj
25-Iliaz
Xherahu 26-Hamdi Xherahu 27-Xhevahir Xherahu 28 Ylvi
Xherahu
29-Shkelqim Xherahu 30-Defrim Xherahu 31-Zini Xherahu 32-Avni Bazelli
33-Muhamet Bazelli 34-Ruzhdi Bazelli 35-Albert Bazelli 36-Enver
Zenelaku
37-Mergim Zenelaku 38-Shaban Merolli 39-Ziqeri Merolli 40-Medi
Muçka
41-Xhevdet Birçe 42-Feri Miraka 43-Zef Miraka 44-Venetik
Methoxha
45-Bujar Methoxha 46-Mineko Methoxha 47-Sali Memini 48-Spase
Mihali
49-Enver Hasankolli 50-Sali Ndreu 51 –Ylli Xherahu 52-Osman
Ndreu
53-Demir Muçka 54-Myzo Zenelaku 55-Zalo Manafi 56-Ysen
Manafi
57-Alfred Memini 58-Zyber Memini.
Con rispetto da i residenti del villagio
Shtyllas,Fatmir Lamaj 0664128750
RAMA BASHA …E KANE LENE UNAZEN E TIRANES PERGJYSEM … I MBYTEN QYTETARET ME PLUHURAT E KAMIONAVE DHE TANI BEJNE SIKUR INTERESOHEN PER TE MIREN E SHQIPTAREVE … NA THONI SE KA LEKE PER TE VJEDHUR … RRUGA BEN 11 MILION DHE TE TJERAT I FUTNI NE XHEPAT TUAJ …. TE KORRUPTUAR
kan then se do bejn bypassi e vlores,por po kalojn vite dhe as gje nuk po bhet.than ne shtator do fillonte projekti lungomare.por po presin 2015 kure te filloje sezoni turistik.per vloren nuk po bhet asnje gje