🌤️
Tiranë 15°C · Kryesisht kthjellët 18 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 102.78 ▲1.74%
ARI 4,543 ▼0.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980 EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980
₿ CRYPTO
BTC $76,932 ▼ -1.55% ETH $2,119 ▼ -3.09% XRP $1.3901 ▼ -1.88% SOL $84.9000 ▼ -2.34%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 102.78 ▲1.74 % ARI 4,543 ▼0.41 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 102.78 ▲1.74 % ARI 4,543 ▼0.41 %
EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980 EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980
18 May 2026
Breaking
Politika

PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

PS dhe PD duket se më në fund kanë gjetur gjuhën e përbashkët sa i përket Territoriales. Komisioni i Posaçëm i Reformës Territoriale miratoi në mënyrë të përbashkët kalendarin e konsultimeve, duke përfshirë takime dhe dëgjesa në të gjitha qarqet e vendit.

Anëtarët e Komisionit do të zhvillojnë dëgjesa dhe takime me komunitetet lokale në periudhën nga 1 prilli deri më 19 maj, për të mbledhur opinione dhe sugjerime mbi reformën.

Pas kësaj periudhe, Komisioni do të nisë diskutimet për hartimin e produktit final të reformës territoriale, me një afat të vendosur nga socialistët, deri në korrik të këtij viti.

Qëllimi i këtij procesi është të sigurojë një reformë gjithëpërfshirëse dhe të konsultuar me të gjithë aktorët lokalë dhe politikë, duke u fokusuar në përmirësimin e administrimit territorial dhe shërbimeve për qytetarët.

Kujtojmë se më 19 mars, ministri i Pushtetit Vendor Ervin Demo u shpreh se mazhoranca ka përgjegjësi që të ofrojë zgjidhje dhe të çojë përpara reformat, duke iu referuar asaj territoriale.

“Mazhoranca, në çdo vend, ka përgjegjësinë për të ofruar zgjidhjen dhe për të çuar para reformat. Ne jemi si mazhorancë të hapur që kjo të jetë reformë e cila brenda vetes përfshin të gjitha palët dhe komisioni i posaçëm realizon pikërisht këtë gjë”, tha Demo.

Ministri Demo bëri me dije ndër të tjera se janë miratuar zonat prioritare për Paketën e Maleve edhe për tetë bashki të tjera. Ai tha se kjo çështje po ecën me shpejtësi dhe së shpejti kërkesat pritet të miratohen në këshillat bashkiakë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.