☀️
Tiranë 35°C · Kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,708 ▲0.21%
DOW 53,463 ▲0.22%
NASDAQ 26,331 ▲0.16%
NAFTA 87.56 ▲3.76%
ARI 4,513 ▼0.71%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $71,858 ▲ +11.01% ETH $2,282 ▲ +18.41% XRP $1.1929 ▲ +18.36% SOL $86.8600 ▲ +11.73%
S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 87.56 ▲3.76 % ARI 4,513 ▼0.71 % S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 87.56 ▲3.76 % ARI 4,513 ▼0.71 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Kosova

Carl Bildt në Prishtinë, bën thirrje që Kuvendi nesër ta ratifikojë demarkacionin

Ish-kryeministri, njëherësh ish-ministër i Jashtëm i Suedisë, Carl Bildt, i cili po qëndron në Kosovë, u ka bërë thirrje deputetëve të Kosovës që ta ratifikojnë Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Pasi Kuvendi i Kosovës sot ka dështuar ta kalojë Demarkacionin, ratifikimi i të cilit po mban peng liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, Bild ka thënë, nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij zyrtare, në Twitter, se shpreson që një Demarkacioni të ratifikohet nesër.

“Sinqerisht shpresoj që Kuvendi i Kosovës nesër do ta ratifikojë marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi. Është e rëndësishme për besueshmërinë dhe perspektivën evropiane”, ka shkruar Bildt, i cili aktualisht është bashkëudhëheqës i Këshillit Evropian për Marrëdhënie të Jashtme.

Diplomati suedez, gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë, sot ka takuar kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj.

Ai ka thënë se me shefin e ekzekutivit kosovar ka pasur “bisedime të rëndësishme”, në atë që ai e ka quajtur “ditë disi të vështirë”, para përpjekjes së re, nesër në Kuvendin e Kosovës, për ratifikimin e Demarkacionit.

Gjatë ditës, Bildt ka vizituar edhe Manastirin e Deçanit, të cilin e ka përshkruar si “xhevahir të vërtetë”. Ai ka thënë se është takuar me klerikun Sava Janjiq, me të cilin ka zhvilluar “diskutime shumë të mira”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.