Tiranë 35°C · Pjesërisht vranët 20 August 2026
S&P 500 7,708 ▲0.21%
DOW 53,463 ▲0.22%
NASDAQ 26,331 ▲0.16%
NAFTA 87.07 ▲3.18%
ARI 4,528 ▼0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $71,926 ▲ +11.5% ETH $2,296 ▲ +19.41% XRP $1.1887 ▲ +18.23% SOL $87.3800 ▲ +12.69%
S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 87.07 ▲3.18 % ARI 4,528 ▼0.39 % S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 87.07 ▲3.18 % ARI 4,528 ▼0.39 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Kosova

61 për qind e gazetareve në Kosovë janë përballur me abuzim online

61 për qind e gazetareve gra në Kosovë janë përballur me abuzim apo ngacmim online.

Kështu u bë e ditur në raportin e publikuar sot nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim me UNMIK dhe misionin e OSBE-së në Kosovë, i quajtur “Nga Analiza në Veprim: Fuqizimi i Lidershipit të Grave dhe Luftimi i Dezinformimit Gjinor në Kosovë”.

Drejtoresha ekzekutive e AGK-së, Getoarbë Mulliqi tha se kjo shifër është alarmante.

Mulliqi tha se nga të anketuarat kanë raportuar se janë shënjestruar me informacione të rreme dhe të njëjtat, kanë deklaruar se sulmohen për shkak të gjinisë së tyre dhe jo punës profesionale.

“Shifra e parë që po dua me e përmend, që është pakëz alarmante, është se 61% e grave që janë anketuar kanë deklaruar se kanë përjetuar abuzim apo ngacmim online lidhur me punën e tyre profesionale. 61% është një shifër shumë e madhe. Gra që kanë përjetuar abuzim online kanë raportuar se janë shënjestruar me informacione të rreme edhe që ka të bëjë me gjininë e tyre, edhe shpesh deklarojnë se nuk janë sulmuar për shkak të punës së tyre profesionale, mirëpo për shkak të gjinisë së tyre edhe gjithmonë aspekti personal është prezent”, tha Mulliqi.

Gazetarja Ardiana Thaqi-Mehmeti tha se përballja e fundit me abuzim online ishte më e vështira sepse nuk ishte e gatshme të përballet me një version të tillë.

“Por kjo hera e fundit që më ndodhi këtë verë ka qenë ndoshta më e rëndë se sa herën e parë. Për faktin që unë nuk kam qenë e gatshme të përballem me një version të tillë, jo për shkak të frikës, por për shkak të asaj që ndoshta nuk e kam trajtuar me kohë asaj psikologjikes, asaj brenda meje që ka ndodhur gjatë dy viteve të ballafaqimit me rastin e ‘AlbKings’-it, pikërisht për shkak se tashmë unë jam prind i dy fëmijëve, kam një familje e cila nuk do t’i përmend as në konferenca për media”, tha Thaqi Mehmeti.

Ndërsa, drejtoresha e RTK2, Aleksandra Jovanoviq e vlerësoi këtë aktivitet si mjaftë pozitiv dhe të vyer.

Jovanoviq tregoi se ky raport tregon se gazetaret përballen me ngacmime online

“Dhe ky aktivitet i sotëm në fakt na tregon se gazetaret përballen me ngacmime online, me fyerje seksiste, presione dhe përpjekje… dhe përpjekje për degradim profesional”, tha ajo.

Derisa aktivistja nga komuniteti rom, Gynesh Veshall theksoi se ende mungon intervenimi i orgaaneve të rendit kundrejt këtyre çështjeve.

“Tash e disa vite jemi duke u ballafaquar si komunitet me komente fyese në rrjetet sociale, që vazhdimisht jemi duke u avokuar për marrjen e masave të këtij lloj gjërave. Kemi pasur edhe bashkëpunime të vazhdueshme me AGK-në…Tash e disa vite jemi duke u ballafaquar si komunitet me komente fyerëse në rrjetet sociale, që vazhdimisht jemi duke u avokuar për marrjen e masave të këtij lloj gjërave. Kemi pasur edhe bashkëpunime të vazhdueshme me AGK-në”, tha Veshall. /kp/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.