☀️
Tiranë 35°C · Kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,708 ▲0.21%
DOW 53,463 ▲0.22%
NASDAQ 26,331 ▲0.16%
NAFTA 87.69 ▲3.91%
ARI 4,519 ▼0.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $71,957 ▲ +11.59% ETH $2,283 ▲ +18.73% XRP $1.1947 ▲ +18.77% SOL $87.0400 ▲ +12.3%
S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 87.69 ▲3.91 % ARI 4,519 ▼0.58 % S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 87.69 ▲3.91 % ARI 4,519 ▼0.58 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Bota

GJERMANI – Rreth 14 mijë vdekje të lidhura me valët e të nxehtit këtë vit

BERLIN, 20 gusht /ATSH-DPA/ – Rreth 14 mijë persona në Gjermani vlerësohet se kanë humbur jetën deri tani këtë vit si pasojë e periudhave me temperatura ekstreme, sipas Institutit Robert Koch (RKI), instituti kombëtar i shëndetit publik në vend.

Numri është tashmë dukshëm më i lartë se shifrat e regjistruara gjatë shumicës së viteve të plota të dekadës së fundit.

Në 2018, një nga vitet me temperaturat më ekstreme, u vlerësuan rreth 9 400 vdekje të lidhura me të nxehtin, ndërsa në vitin 2019 rreth 7 600.

RKI-ja thekson se vlerësimet e tij janë konservatore, çka do të thotë se numri real i vdekjeve të lidhura me temperaturat e larta mund të jetë edhe më i madh.

Vetëm një javë më parë, instituti e kishte vlerësuar numrin në rreth 12 500, ndërsa të dhënat mund të rishikohen edhe në mënyrë retrospektive.

Pjesa më e madhe e viktimave i përket grupmoshave më të moshuara.

Rreth 7 040 vdekje u regjistruan tek personat 85 vjeç e lart, ndërsa rreth 3 450 tek grupmosha 75–84 vjeç dhe 2 170 tek personat 65–74 vjeç.

Një pjesë e madhe e vdekjeve të vlerësuara lidhet me valën e fuqishme të të nxehtit në fund të qershorit.

Sipas RKI-së, rreth 9 600 nga 14 000 vdekjet e vlerësuara ndodhën vetëm gjatë javës 22–28 qershor.

Gjatë asaj periudhe, temperaturat në shumë pjesë të Gjermanisë iu afruan 40 gradëve Celsius, duke krijuar kushte veçanërisht të rrezikshme për të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.