☀️
Tiranë 35°C · Kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,708 ▲0.21%
DOW 53,463 ▲0.22%
NASDAQ 26,331 ▲0.16%
NAFTA 87.51 ▲3.7%
ARI 4,515 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $71,730 ▲ +10.94% ETH $2,276 ▲ +18.11% XRP $1.1881 ▲ +17.91% SOL $86.7700 ▲ +11.73%
S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 87.51 ▲3.7 % ARI 4,515 ▼0.67 % S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 87.51 ▲3.7 % ARI 4,515 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Kronika

“Nuk na mbyllin dot”- I moshuari me bastun rrëfen revoltën: Të mos shkrihet Bashkia e Maliqit, me kryetarin e Këshillit

I moshuari Reiz Petritaj, që u përplas sot dhe ndaloi me bastun kryetarin e Këshillit Bashkiak të PS në Maliq të dilte nga salla, shpjegon arsyet e veprimit të tij që dukshëm i erdhi nga pakënaqësia e krijuar me sjelljen e vendorëve dhe mbylljes që do i bëhet bashkisë.

Teksa këmbëngul që Bashkia e Maliqit nuk duhet të mbyllet për tu bashkuar me atë të Korçës.

“Unë u bëra i revoltuar për arsyen, sepse unë jam nga fshati Selcë. Me kanë ikur të shumtët e njerëzve jashtë shtetit. Kur i kanë mundësitë të jetojnë këtu dhe kanë dëshirë të jetojnë. Një prej mbesave kam, fëmijë skam, se s’jam martuar, se ashtu ka qenë problemi. Problemi këtu është korrupsioni i pallogaritshëm. Po këtë revoltë që kisha sot unë mora vesh që do bëhej atje në Lozhan takim dhe shkova. Erdhën në Lozhan, ranë dakord të tërë në Lozhan që të mos prishet Bashkia e Maliqit”, thotë ai për TCH.

I moshuari më tej vijon shpjegimin e tij për revoltën si qytetar:

“Ashtu edhe në Libonik, kudo kështu. Tani këto lojëra se si janë, nuk e di. Unë kur vajta që u revoltova atje, vajta e dëgjova, erdha edhe në këshill të shihja çfarë bëhej. Kishim folur kudo që të mos prishet Bashkia e Maliqit. Këshilltarët që kishin folur andej që mos shkrihet bashkia këtu ikën. Edhe drejt me thënë kalova në ekstrem për moshën që kam. I shtyva kështu. Tani problemi është se Maliqi nuk duhet të prishet. I çoj mesazh Kryetarit të Parlamentit që ka bërë shumë me Bashkinë e Maliqit, që kanë bërë korrupsionin në ujërat, se kanë marrë hidrocentralet, se kam kërkuar informacion për të gjitha, kam kërkuar këto që kanë bërë”.

I moshuari thekson se nuk e mbyllin dot Maliqin dhe apelon duke shtuar se do ketë edhe protesta.

“Nuk e mbyllin dot. Ta dinë! U bëj thirrje edhe protestuesve që kanë dalë atje. Jam gati të vete po s’vete dot! Mu dha rasti këtu, jo mu dha rasti se e kërkova vetë, po u them që nuk do ta gëzojë dot Kryetari i Parlamentit korrupsionin që ka bërë me Bashkinë e Maliqit. Nuk e gëzon dot”, shprehet Petritaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.