Kronika
Çështja “Becchetti”, Meta: Përkrahim prokurorinë, është institucion i pavarur
Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, në një konferencë për shtyp, duke iu referuar hetimeve për sipërmarrësin italian, Francesco Becchetti, tha se kjo është punë e drejtësisë dhe se “ne nuk duhet të ndërhyjmë në pavarësinë e këtyre institucioneve”.
“As edhe një herë nuk kemi kontestuar veprimet e Prokurorisë, në asnjë rast, sepse është detyra jonë të përkrahim funksionimin e institucioneve të pavarura në mënyrë të tillë dhe ligjore, e natyrisht që kjo është një pyetje për zëdhënësin e Prokurorisë”, u shpreh Meta.