Tiranë 34°C · Pjesërisht vranët 24 June 2026
S&P 500 7,365 ▼1.44%
DOW 51,667 ▼0.09%
NASDAQ 25,587 ▼2.21%
NAFTA 71.11 ▼2.87%
ARI 4,058 ▼2.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
₿ CRYPTO
BTC $62,788 ▲ +0.65% ETH $1,678 ▲ +1.21% XRP $1.0942 ▼ -1.1% SOL $69.7700 ▲ +0.93%
S&P 500 7,365 ▼1.44 % DOW 51,667 ▼0.09 % NASDAQ 25,587 ▼2.21 % NAFTA 71.11 ▼2.87 % ARI 4,058 ▼2.21 % S&P 500 7,365 ▼1.44 % DOW 51,667 ▼0.09 % NASDAQ 25,587 ▼2.21 % NAFTA 71.11 ▼2.87 % ARI 4,058 ▼2.21 %
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
24 Jun 2026
Breaking
Bota

Franca: Ligji izraelit për dënimin me vdekje “çnjerëzor dhe degradues”

Franca e ka cilësuar dënimin me vdekje si “çnjerëzor dhe degradues” pas miratimit nga parlamenti i Izraelit të një ligji që lejon dënimin me vdekje, por vetëm për të burgosurit palestinezë.

“Dënimi me vdekje është një sanksion që është si çnjerëzor ashtu edhe degradues. Franca mbështet heqjen e tij universale”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Pascal Confavreux.

Confavreux në një konferencë për media tha se Franca tashmë e ka shprehur qëndrimin e saj në një deklaratë të përbashkët me Italinë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermaninë, si dhe përsëri pas votimit të parlamentit izraelit të hënën në një deklaratë të mbështetur nga të gjitha 27 vendet anëtare të BE-së, duke shprehur “shqetësim të thellë”.

Ai shtoi se ligji bie ndesh me parimet demokratike dhe angazhimet ndërkombëtare dhe kritikoi natyrën e tij “diskriminuese”.

Të hënën, Parlamenti i Izraelit miratoi ligjin që e bën dënimin me vdekje të paracaktuar për palestinezët në Bregun Perëndimor të pushtuar, të shpallur fajtor për sulme vdekjeprurëse kundër izraelitëve.

Confavreux gjithashtu tha se vendet e G7-tës dhe të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit do të zhvillojnë një takim javën e ardhshme për të diskutuar situatën në Ngushticën e Hormuzit, në kuadër të vazhdimit të luftës në Lindjen e Mesme.   /os/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.