Çështja e detit/ Rama: Greqia zbatoi një të drejtë ndërkombëtare, gjithçka të zgjidhet me palë të tretë. Rama replikon me Bakojanis
Kryeministri Edi Rama, i ftuar në Athinë, në takimin e organizuar nga “The Economist” me titull “Ballkani Perëndimor përtej 2020”, duke folur sot edhe për çështjen e detit me Greqinë, deklaroi se gjithçka duhet zgjidhur me palë të tretë ose gjykata ndërkombëtare.
“Duhet të shikojmë dallimet mes nesh si thesar, duke ua lënë trashëgimi fëmijëve, këtë burim të madh energjie dhe harmonie. Duhet të mos ketë urrejtjes mes ballkanasve. Kur bëhet fjalë për detin, ta zgjidhim me palë të tretë ose me anë të gjykatave ndërkombëtare, që të mos përdoren nga politikanë si patriotë.
Imagjinoni që kryeministri grek thotë se do të shtojmë 12 milje kufirin detar, sipas Konventës Ndërkombëtare dhe një të drejte të Greqisë. Kjo bën që në Shqipëri të ndizet debati në rrjetet sociale. Ne kemi marrëdhënie strategjike si me Turqinë dhe me Greqinë. Të dyja shtetet janë të rëndësishme për Europën. Duhet dialog i mirfilltë. Marrëdhëniet konstruktive Greqi – Turqi janë diçka e mirë për Europën”, tha Rama.
Nderkohë kryeministri Edi Rama iu përgjigj ish ministres Bakojanis lidhur me deklaratat se palë të treta, duke bërë fjalë për Turqinë, ndaluan marrëveshjen e detit në 2009.
“Ideja dhe kam dëgjuar në Shqipëri edhe javën e kaluar nga autoritete të larta të së shkuarës që kjo është një marrëveshje që u ndalua nga Turqia. Kjo është absolutisht e pavërtetë. Dhe mund ta them kjo është fjala ime s’kam gjëra të regjistruara, në asnjë takim me Erdogan nuk kam dëgjuar prej tij që për këtë marrëveshje është e ndonjë interesi për Turqinë. Kurrë.” u shpreh Rama.
“Më duhet të kundërshtoj, Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim në 2009, asokohe unë kurrë nuk e kisha takuar, kurrë nuk kisha dëgjuar prej Presidentit Erdogan nuk kishim asnjë raport sepse ishim partia kryesore e opozitës. Kishte një debat të madh në shoqëri, që u nis nga disa persona të shoqërisë civile dhe nuk doja që ky debat të bëhej politik, dhe që të shndërrohej në luftën e zakonshme mes opozitës dhe pushtetit në rajonin tonë për tradhtarë e patriot, e për gjithë këto gjepura. Dhe unë thash e cojmë në gjykatë, gjykata ka gjithë instrumentet për të kontrolluar.
Ideja dhe kam dëgjuar në Shqipëri edhe javën e kaluar nga autoritete të larta të së shkuarës që kjo është një marrëveshje që u ndalua nga Turqia. Kjo është absolutisht e pavërtetë. Dhe mund ta them kjo është fjala ime s’kam gjëra të regjistruara, në asnjë takim me Erdogan nuk kam dëgjuar prej tij që për këtë marrëveshje është e ndonjë interesi për Turqinë. Kurrë. Na duhet të qartësojmë, t’i largojmë këto ide sepse këto ndikojnë në qëndrimet me njëri tjetrin. I jam mirënjohës Mitsotakis dhe Dendias, sepse kanë shfaqur vullnetin për ta zgjidhur. Na duhet t’i shohim popujt tanë si një thesar e na duhet t’i ruajmë po si të tillë këtë potencial.”-tha ai.