☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 05 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,874 ▼ -0.21% ETH $2,041 ▼ -0.71% XRP $1.3005 ▼ -1.43% SOL $79.7800 ▼ -0.81%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
05 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Çfarë po ndodh me Akropolin?

acropolis1Pas shumë publikimeve në shtypin vendas dhe disa artikujve në britaniken “Times” të Londrës, është radha e gazetës gjermane “Frankfurter Rundschau” të shtojë shqetësimet në Greqi dhe mbarë botën për rrezikun e shembjes së një prej monumenteve më të njohura të lashtësisë, Partenonit të Akropolit.

Sipas së përditshmes gjermane, “Shkëmbi i lashtë” në mes të Athinës, mbi të cilin nga epoka e Perikliut filloi ndërtimi i Partenonit e më pas i tempujve të Propileut, Erehteionit dhe Nikesë, ka mundësi të humbasë qëndrueshmërinë e tij.

Duke e emërtuar artikullin me titullin e këngës “Akropolis adieu”, të kënduar nga Mireille Mathieu në 1971, gazeta thekson se më shumë se katër dekada më pas ekziston rreziku që të ndodhë kjo katastrofë, ndaj arkeologët duhet të reagojnë menjëherë.

Fakti që tempujt 2.500-vjeçare të Akropolit janë pranë shembjes dhe shkatërrimit nuk është diçka e re. Prej vitit 1960 kryen restaurime për të mbrojtur monumentet nga një kolaps i mundshëm.

Pavarësisht punimeve, Akropoli mbetet një nga atraksionet turistike më të njohura. Vetëm vjet rreth 1.4 milionë njerëz e vizituan, ndërsa sivjet numri i tyre pritet të dyfishohet.

Mediat e huaja iu referohen paralajmërimeve të arkeologëve grekë pas shembjeve të disa shkëmbinjve në janarin e këtij viti. Specialistët e Këshillit Qendror Arkeologjik të vendit javën e kaluar kërkuan masa të reja për të rritur mbështetjen e kësaj pjese në jug të shkëmbit.

Por sekretarja e përgjithshme e Ministrisë greke të Kulturës, Lina Medoni, dikaster që për shkak të krizës ka humbur gjysmën e buxhetit që kishte në vitin 2010, deklaron se “as nuk ka rrezik urgjent dhe as rrezikohen të shemben tempujt e Akropolit”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.