☁️
Tiranë 11°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 98.69 ▼1.43%
ARI 4,782 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,117 ▼ -0.12% ETH $2,144 ▲ +2.1% XRP $1.3489 ▲ +0.77% SOL $80.9600 ▼ -2.22%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.69 ▼1.43 % ARI 4,782 ▼0.64 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.69 ▼1.43 % ARI 4,782 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Sporti

Challandes pas fitores së Kosovës: Kjo ishte një fitore grupi, e kontrolluam ndeshjen

Kosova ia doli të triumfojë me rezultatin minimal 0-1 në transfertën ndaj Gjeorgjisë, duke marrë kështu edhe fitoren e parë në eliminatoret e Botërorit Katar 2022, ndërsa trajneri Bernard Challandes u shfaq mjaft i kënaqur me paraqitjen e të tijve.
“E filluam shumë mirë ndeshjen, kishim shumë shanse dhe e ruajtëm me meritë avantazhin. Konsideroj se ishte një fitore e merituar! Luftuam bashkë. Kjo fitore është një fitore e skuadrës dhe më pëlqeu shumë, pasi doja të shihja forcën e grupit. Futbolli nuk mund të shikohet vetëm me lojë agresive. Duhet kombinim i lojës agresive e të bashkuar. Në këtë formë mund të fitohen topat dhe mund të kalojmë në gjysmëfushën tjetër. Duhet të jemi të disiplinuar, pasi në këtë mënyrë e kërkuam rezultatin dhe e morëm fitoren”, ka thënë Challandes pas fitores.

Tekniku zviceran u ndal edhe në emra të përveçëm, duke vlerësuar jo pak paraqitjen e Lirim Kastratit, por edhe të Dreshevic në mesin e fushës.

“Lirim Kastrati kaloi dy ditë shumë të trazuara, pasi kompletoi transferimin në një klub tjetër, megjithatë punoi mirë dhe bëri një ndeshje shumë të mirë edhe sot. Më pëlqeu shumë edhe performanca e Dreshevic në mesfushë, pasi na ndihmoi shumë për të ruajtur ekuilibrat”, deklaroi trajneri zviceran i Kosovës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.