Champions League/ Kane i pari anglez që shënon 50 gola, sulmuesi: I dyti kundër Atalanta-s më i bukuri i karrierës!
Harry Kanë me forcën e golave dhe përshirjes në lojën në ekip po kthehet në një kandidaturë e fortë për të fituar “Topin e Artë” vitin që vjen.
Dy prej katër golave të Bayern-it që likuiduan Atalanta-n në Allianz Arena mbanin firmën e anglezit, i cili ka bërë historinë mbrëmjen e kaluar. Falë dopietës përballë zikaltërve ai është anglezi i parë që shënon 50 gola në kompeticionin më të rëndësishëm për klube.
Vetëm dy lojtarëve u janë dashur më pak ndeshje për të shënuar kaq shumë gola në Champions. Bëhet fjalë për Erling Haaland dhe Ruud van Nistelrooy. Norvegjezit për të arritur kuotën e 50 golave të shënuar në Champion i janë dashur 49 takime ndërsa sulmuesit holandez i janë dashur 62 takime.
Kane mbase po të ishte transferuar në Mynih më parë do të mund të vendoste rekorde të tjera. Në 66 ndeshje që ka luajtur në total në Champions ai ka shënuar 50 gola dhe ka dhënë 11 asist në 66 takime. Ndërsa statistikat e tij me Bayern-in janë të frikshme pasi ka shënuar 29 gola në vetëm 34 takime me një mesatare 0.85 gola për ndeshje.
Mbrëmjen e kaluar pasi tërhoqi trofeun e “lojtarit të ndeshjes”, Kane tha se: “Jam i lumtur për gjithçka që kemi arritur deri më tani. Ende nuk kemi mbaruar punë pasi synojmë që të fitojmë gjithçka. Në planin personal jam i lumtur pasi goli i dytë i shënuar sot jo vetëm më rendit mes sulmuesve më të mirë, por mendoj se është më i bukuri që kam shënuar në karrierë”.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.