Sporti

Champions, Milan kalon grupin, Juventus në Europa League

Milan kalon në fazën tjetër të Champions League. Kuqezinjtë mundën në San Siro austriakët e Salzburg, me rezultatin 4-0, duke e mbyllur grupin në vendin e dytë, pas Chelsea që nga ana e tij mundi Dinamon e Zagrebit 2-1 dhe mori vendin e parë.

Golat për ekipin e drejtuar nga Stefano Pioli u shënuan nga Giroud (2), Krunic dhe Messias.

Ndërkohë, Juventus humbi edhe ndeshjen e fundit të grupit ndaj PSG, me rezultatin 2-1, por u kualifikua për në Europa League falë fitores tenistike 6-1 të Benfica ndaj Maccabi Haifa.

Bardhezinjtë përfunduan në vendin e tretë të grupit H, me PSG dhe Benfica në vend të parë (14 pikë) dhe Maccabi në vend të fundit, me 3 pikë sa Juventus, por me golaverazh më të dobët.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button