☁️
Tiranë 16°C · Vranët 17 March 2026
S&P 500 6,699 ▲1.01%
DOW 46,946 ▲0.83%
NASDAQ 22,374 ▲1.22%
NAFTA 95.64 ▲3.44%
ARI 5,002 ▼0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $73,730 ▼ -0.09% ETH $2,313 ▲ +1.51% XRP $1.5079 ▲ +2.21% SOL $93.5100 ▼ -0.48%
S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 95.64 ▲3.44 % ARI 5,002 ▼0.01 % S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 95.64 ▲3.44 % ARI 5,002 ▼0.01 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

“China Pacific Construction Group”, 1,72 miliardë dollarë për ndërtimin e autostradës Mali i Zi-Shqipëri

“China Pacific Construction Group”, kompania kineze e ndërtimit, më e madhja për nga të ardhurat, nënshkroi një marrëveshje me vlerë 1,72 miliardë dollarë për ndërtimin e një autostrade midis Malit të Zi dhe Shqipërisë.

Sipas kryeministrisë, njoftimi ështërë i ditur nga vetë kompania ditën e enjte.

Ndërtimi i kësaj lidhje 280 kilometra do të nisë në pjesën e dytë të vitit 2016 dhe do të përfundojë në vitin 2018, deklaroi presidenti Yan Jiehe përpara gazetarëve, në një konferencë për shtyp në Pekin.

Firma planifikon të përdorë tarifat e rrugës si kolateral për këtë projekt, informoi Yan. “Financimi duhet ende të finalizohet”, shtoi ai.

Në prill të këtij viti, Yan Jiehe, President i “China Pacific Construction Group” u prit në një takim nga ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto ku  u disktua shqyrtimi i mundësive për investime në sektorë  të infrastrukturës.

Haxhinasto i prezantoi kompanisë kineze zhvillimet më të fundit në infrastrukturën e transportit në vend, duke u fokusuar në korridoret bazë të transportit rrugor dhe hekurudhor, korridorin Adriatiko-Jonian dhe Korridorin VIII, si edhe planet për zhvillimet portuale dhe aeroportuale në vend.

????????????????????????????????????Nga ana e tij, Yan shprehu interesin e tij për t’u angazhuar në projekte të rëndësishme prioritare në infrastrukturë dhe turizëm, ndërsa vlerësoi se Shqipëria është në pozicion shumë të favorshëm në rajon.

Po ashtu, Yan garantoi se një mision kërkimor, me qëllim përcaktimin e projekteve konkrete të bashkëpunimit, do të jetë së shpejti në Shqipëri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.