☁️
Tiranë 16°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 99.32 ▼2.03%
ARI 4,775 ▲2.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,461 ▲ +2.39% ETH $2,133 ▲ +3.84% XRP $1.3563 ▲ +2.96% SOL $83.2400 ▲ +2.75%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 99.32 ▼2.03 % ARI 4,775 ▲2.06 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 99.32 ▼2.03 % ARI 4,775 ▲2.06 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Cikloni “Talia” sjell reshje të rrëmbyeshme në gadishull

aaa567Cikloni “Talia”, që gjatë këtyre ditëve përfshiu rajonin e Ballkanit, solli mot të keq me erë të fuqishme dhe reshje të rrëmbyeshme, që shkaktuan përmbytje të reja në disa pjesë të Bosnje-Hercegovinës dhe Kroacisë dhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa qytete të Malit të Zi.

Media e Sarajevës njofton se reshjet e rrëmbyeshme të shiut kanë shkaktuar vërshime në shumë vendbanime në Bosnje-Hercegovinë duke rënduar situatën në pjesët veriperëndimore të vendit.

Vërshime ujrash janë regjistruar edhe në rajonin e Novi Gradit me rritje të nivelit të ujit në lumin Una. Për shkak të vërshimeve autoritetet ndërprenë mësimin në shkolla. Qendra malazeze për ballafaqimin me krizat njoftoi se gjatë motit të keq ka shpërthyer zjarr në transformatorin rajonal të Barit.

Shumë qytete në Kroaci që dje janë përfshirë nga moti i keq, i cili më ashpër goditi rajonet e qyteteve Shibenik dhe Zarë. Në rajonin e Dalmacisë, Gorski Kotar dhe Likë janë paralajmëruar reshje të rrëmbyeshme dhe erë e fuqishme, e cila do të arrijë deri në 100 kilometra në orë.

Edhe Spiliti mbrëmë, për të dytën natë me radhë, u përfshi nga moti i keq i përcjellë me reshje të rrëmbyeshme të shiut që shkaktoi përmbytje në shumë rrugë si dhe në bodrumet dhe objektet përdhese. Për dy orë shërbimi i zjarrfikësve ka marrë mbi 300 paraqitje të qytetarëve për hapësirat e përmbytura

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.