Politika

Çmimi i energjisë elektrike në 2021 nuk ndryshon/ ERE rrëzon kërkesën e OST për rritje

Enti Rregullator i Energjisë (ERE) rrëzoi kërkesën e Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST) për rritjen e çmimit të energjisë elektrike nga 0.75 lekë për çdo kilovat energjie të transmetuar që është aktualisht në 1.31 lekë/kwh gjatë vitit 2021.

ERE e kishte rrëzuar këtë kërkesë edhe më herët, ndërsa OST kishte kërkuar rishikimin e vendimit.

Por, ERE vendosi rrëzimin e kërkesës së shoqërisë OST sh.a. për rishikimin e vendimit me argumentin se OST nuk ka paraqitur argumentet për ndryshimin e vendimit.

“Procesi i rishikimit të një vendimi nga ana ERE në zbatim të përcaktimeve të rregullores së organizimit funksionimit të procedurave të ERE, kryhet në rast se i licencuari ka siguruar prova të reja që mund ta çojnë bordin në marrjen e një vendimi të ndryshëm nga i mëparshmi apo për gabimet materiale të konstatuara, ndërkohë që nga analiza e dokumentacionit të përcjellë nga OST në këtë kërkesë, nuk është konstatuar asnjë provë e re”, thuhet në vendimin e ERE-s.

Në rast se do të aplikohej një tarifë e pambështetur në llogaritje të sakta dhe transparente ndaj përdoruesve të rrjetit dhe e pabazuar në parimet rregullatore të Metodologjisë së llogaritjes së tarifave të transmetimi të energjisë elektrike, sipas ERE-s, stabiliteti financiar i tregut të energjisë do të cënohej dhe do të përballej më vështirësi të theksuara të cilat mund të përshkallëzoheshin në humbje financiare të mëtejshme për shoqëritë e rregulluara dhe rritje të kostove operative të paarsyeshme për përdoruesit e tjerë të rrjetit të transmetimit.

“Pas vlerësimit të kërkesës për rishikimin e vendimit të bordit të ERE nga OST sh.a., konstatohet se shoqëria nuk ka përcjellë asnjë informacion apo dokumentacion në cilësinë e provës së re të tillë që të çojë bordin e ERE në marrjen e një vendimi të ndryshëm”, thuhet në vendimin e ERE-s.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button