Ekonomia

Crown Agents: Kontrollet me bazë risku, si zbuluam 1 mln euro evazion nga importi i grurit

Gruri është një nga artikujt më të importuar në vend, ndaj dhe kontrabanda në këtë produkt duket se është e pranishme.

Nga kontrollet dokumentare, gjatë krahasimit të importeve dhe eksporteve të grurit të kryera ne një kompani shqiptare e cila importonte kryesisht nga Rusia, Crown Agent kompania e Konsulencës në Dogana, të cilës iu ndërpre kontrata nga qeveria shqiptare për vitin e tretë, konstatoi mospërputhje të madhe të stokut të grurit.

“ Duke qenë se gruri ishte importuar për t’u përpunuar dhe për t’u ri-eksportuar, ishte i përjashtuar nga detyrimet doganore. Kontrolli pas zhdoganimit mbi këtë kompani, i kryer bashkërisht prej ekipeve të Crown Agents dhe specialistëve të Drejtorisë së Kontrollit Pas zhdoganimit, identifikoi rreth 20,000 ton grurë të padeklaruar që mungonte në magazinën e kompanisë e që përbënte evazion të dyshuar të detyrimeve doganore në vlerën e 1 milionë euro” bën të ditur, Crown Agents në një raport zyrtar ku ka përmbledhur aktivitet e punës në Shqipëri.

Crown Agents, pohon se, kontrolli me bazë risku është një element mjaft efikas për zbardhjen e evazionit fiskal.

Për të testuar vlefshmërinë e kësaj analize, Njësitë Operacionale të Croën Agents shkuan për të kryer kontrolle të ngarkesave të cilat ishin profilizuar për kontroll fizik bazuar në një numër të përzgjedhur profilesh risku për ngarkesa ekzistuese.

Bazuar tek këto kontrolle, shkalla goditëse e zbulimit të parregullsive dhe shkeljeve u rrit nga përafërsisht 1% në 13.6% në njërin prej profileve të riskut, ku u arrit kapja e një sasie të madhe materiali lëkurë dhe ngjitës të padeklaruar.

Në një ushtrim të dytë, skuadrat e Crown Agents kryen 18 kontrolle fizike ku u arritën katër rezultate pozitive që do të thotë 22% shkallë goditëse. Ky kontroll përfshiu 2 raste të keqklasifikimit tarifor dhe keqpërshkrimit të mallit dhe 2 raste që kërkonin rivlerësim doganor në mënyrë që të barazonin vlerën e referencës mbi këto lloje mallrash.  Një tjetër rezultat i këtij rishikimi ishte modifikimi i kritereve për 14 profile risku, fshirja e 10 të tjerave e krijimi i 10 profileve të reja.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button