☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 20 March 2026
S&P 500 6,606 ▼0.27%
DOW 46,021 ▼0.44%
NASDAQ 22,091 ▼0.28%
NAFTA 94.15 ▼1.47%
ARI 4,663 ▲1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $70,425 ▼ -0.81% ETH $2,153 ▼ -1.77% XRP $1.4543 ▼ -0.36% SOL $89.6000 ▼ -0.56%
S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 94.15 ▼1.47 % ARI 4,663 ▲1.25 % S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 94.15 ▼1.47 % ARI 4,663 ▲1.25 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Maqedonia

Daçiç: Një pjesë e personelit të ambasadës kthehet në Shkup javën e ardhshme

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, deklaroi sot se një pjesë e personelit të ambasadës së Serbisë në Maqedoni do të kthehet javën e ardhshme në Shkup, ndërsa ambasadorja Dushanka Divjak Tomiç do të kthehet kur të përfundojnë konsultimet në Beograd.

“Tashmë javën e ardhshme, pas takimit me presidentin Aleksandar Vuçiç, një pjesë e personelit tonë do të kthehet në Shkup, ndërsa ambasadorja do të kthehet më vonë, kur të përfundojnë të gjitha konsultimet në Beograd”, tha Daçiç për agjencinë Tanjug.

Ai përsëriti se “në mënyrë të qartë u zbulua se është forcuar veprimtaria ofensive kundërzbuluese ndaj Serbisë në tërësi dhe ambasadës” dhe shtoi se në këtë është i përfshirë edhe “faktori i jashtëm”.

“Ne do të marrim masa për të mbrojtur interesat tona dhe për të rivlerësuar kapacitetet tona për punë në rrethana të tilla. Ne pa dyshim duam marrëdhënie të mira me Maqedoninë, meqë jemi fqinjë, kemi interesa të përbashkëta, ne jemi dy popuj të afërt”, tha Daçiç.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.