☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 92.03 ▲1.67%
ARI 4,052 ▼1.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $75,788 ▼ -5.98% ETH $2,233 ▼ -8.05% XRP $1.2055 ▼ -8% SOL $89.5800 ▼ -6.89%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 92.03 ▲1.67 % ARI 4,052 ▼1.5 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 92.03 ▲1.67 % ARI 4,052 ▼1.5 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Amerika

Shkurtimet në Departamentin e Shtetit paralizojnë strategjinë kundër Iranit

Ndërsa konflikti ushtarak me Iranin po zgjerohet me shpejtësi, një tjetër “luftë” po zhvillohet brenda mureve të Departamentit të Shtetit në Uashington. Një investigim i fundit zbulon se Byroja e Çështjeve të Lindjes së Afërt, motori kryesor i diplomacisë amerikane për rajonin më të nxehtë të globit, po operon me kapacitete të reduktuara në mënyrë drastike, duke krijuar boshllëqe të rrezikshme në menaxhimin e krizës gjeopolitike.

Sipas intervistave me më shumë se një duzinë zyrtarësh aktualë dhe ish-diplomatësh, aftësia e SHBA-së për të koordinuar politikën e jashtme në 18 vende të Lindjes së Mesme po pengohet nga shkurtimet buxhetore, largimi i ekspertëve veteranë dhe zëvendësimi i tyre me emërime politike pa përvojën e duhur në terren.

Ekspertët “në ikje” dhe ngritja e besnikëve politikë

Tradicionalisht, kjo byro udhëhiqet nga diplomatë të karrierës me dekada përvojë. Megjithatë, administrata Trump ka bërë zgjedhje të debatueshme personeli. Një shembull kyç është emërimi i përkohshëm i Mora Namdar, një avokate e lidhur me “Projektin 2025”, e cila pasoi në detyrë një ekspert që shërbente në departament që prej vitit 1984.

Ky ndryshim i profilit të lidershipit, sipas kritikëve, ka sjellë një rënie të cilësisë së analizave strategjike. Shumë diplomatë veteranë janë pushuar nga puna ose janë detyruar të pensionohen, duke u zëvendësuar nga zyrtarë të nivelit të ulët. Shifrat janë alarmante: raportohet se mbi 80 punonjës janë shkurtuar vetëm në divizionin e Lindjes së Afërt.

Shkurtime buxhetore në mes të luftës

Në një lëvizje që ka habitur vëzhguesit, administrata propozoi një shkurtim prej 40% të buxhetit për këtë byro, ndërsa zyra e dedikuar posaçërisht për Iranin u eliminua fare, duke u shkrirë me atë të Irakut. Kjo shkrirje strukturore ka vështirësuar fokusin mbi Teheranin në një kohë kur sulmet me dronë dhe raketa janë bërë përditshmëri.

Për pasojë, posti i ndihmës sekretarit për Lindjen e Afërt mbetet vacant; postet kyçe të ambasadorëve në rajon janë të paplotësuara; katër nga pesë mbikëqyrësit kryesorë në byro mbajnë tituj të përkohshëm (“Acting”), gjë që kufizon autoritetin e tyre vendimmarrës.

Reagimi i Departamentit të Shtetit

Pavarësisht dëshmive të shumta, Departamenti i Shtetit ka reaguar ashpër ndaj këtyre gjetjeve. Zëdhënësi Tommy Pigott e cilësoi raportin e AP-së si të bazuar në burime të jashtme që “nuk kanë idenë se për çfarë po flasin”. Sipas tij, premisa e shkrimit është e gabuar dhe nuk pasqyron punën reale që po bëhet për evakuimet dhe mbrojtjen e interesave amerikane.

Megjithatë, realiteti në terren mbetet sfidues. Ndërsa Presidenti Trump përshëndet kthimin e arkivoleve të ushtarëve të rënë në Irakun perëndimor, pyetja që shtrohet në Uashington është: Kush po e harton strategjinë afatgjatë për të parandaluar humbje të tjera, kur tavolinat e ekspertëve në Departamentin e Shtetit po mbeten bosh?

/rtsh.al/

The post Shkurtimet në Departamentin e Shtetit paralizojnë strategjinë kundër Iranit appeared first on RTSH.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.