Dado kundër kërkesës për afat nga mbrojtja e Veliajt, pro gjykimit të shkurtuar nga disa të pandehur
Prokurori Ols Dado ka deklaruar gjatë seancës në gjyqin në themel për dosjen që përfshin Erion Veliajn, se kërkesa e mbrojtjes për një afat prej dy javësh për kryebashkiakun nën akuzë është e panevojshme.
Sipas Dados, Veliaj ka ndryshuar disa mbrojtës gjatë procesit, ndërsa aktet i janë dhënë edhe në formë elektronike, edhe fizike. “Mund të ndodhë që edhe pas një muaji, me të njëjtën situatë të ndryshimit të avokatit, ai të kërkojë përsëri kohë për t’u njohur me aktet,” tha prokurori.
Ai gjithashtu u shpreh lidhur me gjykimin e shkurtuar, duke kërkuar që të pranohet dhe çështja të ndahet për të gjithë të pandehurit, duke përfshirë: Elman Abule, “Rametal” sh.p.k., Fatmir Bektashi, “Kontakt” sh.p.k., Ina Goxhaj, Frosina Bollo, OJF “Frobolus”, Adela Kondakçiu, Klotilda Bushka, Flutur Xhani dhe Fatjon Baçi.
Megjithatë, prokurori është kundër shpalljes së moskompetencës lëndore për këtë çështje, duke theksuar se gjykata ka juridiksion për të shqyrtuar rastin.


Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.