☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 23 Shtator 2026
S&P 500 7,765 ▼0%
DOW 51,864 ▼0.36%
NASDAQ 27,244 ▲0.45%
NAFTA 89.73 ▼0.87%
ARI 4,364 ▼0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093 EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093
₿ CRYPTO
BTC $86,226 ▲ +1.23% ETH $2,743 ▲ +0.74% XRP $1.6197 ▲ +7.19% SOL $118.2000 ▲ +1.86%
S&P 500 7,765 ▼0 % DOW 51,864 ▼0.36 % NASDAQ 27,244 ▲0.45 % NAFTA 89.73 ▼0.87 % ARI 4,364 ▼0.29 % S&P 500 7,765 ▼0 % DOW 51,864 ▼0.36 % NASDAQ 27,244 ▲0.45 % NAFTA 89.73 ▼0.87 % ARI 4,364 ▼0.29 %
EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093 EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093
23 Sht 2026
Breaking
Kronika

Nis seanca e katërt e gjyqit në themel ndaj Veliajt. Në 13:00, përballja me Prokurorin Dado në Administrative

Ka nisur në orën 09:00 këtë të premte, 3 prill, seanca e katërt në radhë e gjykimit ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe të pandehurve të tjerë të përfshirë në dosjen e tij.

Në ambientet e Gjykatës së Posaçme AntiKorrupsion janë parë duke u futur avokati Maks Haxhia, Plarent Ndreca dhe biznesmeni Elman Abule. Veliaj nuk do të jetë i pranishëm në sallë.

Seanca e shkuar, përfundoi pa u hapur shqyrtimi gjyqësor, njësoj si dy seancat e para.

Shkaku kryesor ishte mungesa e një prej avokatëve, çka e bëri të pamundur vijimin normal të procesit. Gjatë seancës pati përplasje mes prokurorit të posaçëm Ols Dado dhe mbrojtjes. Dado akuzoi të pandehurit dhe mbrojtjen për zvarritje të qëllimshme të procesit, duke theksuar se prej 8 muajsh gjyqi nuk po ecën për shkak të sjelljes së tyre.

Nga ana tjetër, avokati Ndreca e kundërshtoi këtë pretendim, duke deklaruar se nuk ka strategji për shtyrje, por përkundrazi, mbrojtjes nuk i është dhënë ende e plotë dosja për t’u përgatitur. Ai theksoi se procesi është shumë voluminoz dhe kërkon kohë për një mbrojtje të drejtë.

Në të njëjtën çështje me Erion Veliajn janë të përfshirë edhe 16 persona të tjerë.

Ndërkohë, në orën 13:00, Gjykata Administrative ka caktuar seancën gjyqësore lidhur me padinë e Veliajt ndaj prokurorit të posaçëm Ols Dado.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.