Sporti

Daja thotë se vetëm sakrifica e lojtarëve të Ballkanit i përballoi ndeshjet

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka thënë se vetëm sakrifica e futbollistëve të skuadrës së tij ka bërë që të mund të përballohen ndeshjet të nivelit të garës evropiane. 

Ai ka folur pas ndeshjes së të enjtes, ku Ballkani pësoi humbje nga Slavia Prague.  
“Ekipi i Slavia Pragues është një ekip shumë i fortë, paraqitja ishte e mirë e djemve, kemi disa dëmtime. Merita ju shkon djemve për paraqitjet e bukura, përballë kishim një ekip të mirë, orari është i ngjeshur nuk është e lehtë. Diferenca në vlerë të skuadrave është e lartë, por sakrifica e tyre bëri që këta djem të përballojnë këto duele”, ka theksuar Daja.

Futbollisti Armend Thaqi gjithashtu ka folur pas ndeshjes. Ai ka thënë se ekipi fitoi përvojë në Conference League. 
“Unë mendoj se duhej të kishim marrë më shumë në ndeshjen e kaluar me Sivassporin, për të rritur shanset. Duhej të kishim marrë më shumë pikë, por gjithsesi kemi marrë një përvojë të jashtëzakonshme në këtë kompeticion, që do të na shërbejë shumë të gjithëve në të ardhmen”, ka thënë ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button