🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 05 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,896 ▼ -0.07% ETH $2,038 ▼ -0.64% XRP $1.2976 ▼ -1.29% SOL $79.5700 ▼ -0.66%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
05 Apr 2026
Breaking
Kosova

Dalin detaje të planit “gjerman” për Kosovën: Për herë të parë, një afat kohor!

BE-ja i dorëzoi Kosovës e Serbisë një draft të përditësuar të planit të saj që synon marrëdhënieve mes dy vendeve. Drafti, sipas Euractiv, përveçse një përmbledhje të veprimeve që duhen kryer, përmban edhe një afat kohor.
Dialogu Prishtinë-Beograd i ndërmjetësuar nga BE-ja nuk ka arritur një rezultat konkret prej një dekade, e durimit të perëndimit tashmë duket poi  vjen fundi.  Sipas një zyrtari të lartë të BE-së që foli në kushte anonimati, projekt-propozimi i ri, i marrë nga të dyja palët, parashikon vulosjen e një ujdie përfundimtare brenda më pak se një viti.
“Pasi dëgjuam të dyja palët, e riformuluam propozimin, tani ai është rregulluar mirë,” tha zyrtari. Propozimi përmban një aneks “me një kalendar të qartë veprimesh se kur dhe si duhet të ndodhin gjërat”, shtoi ai.
Ka shumë gjëra që e bëjnë atë një hap të madh përpara në lidhje me situatën aktuale. Nuk flitet për njohje të plotë, por është një normalizim i tërësishëm i marrëdhënieve”, shtoi zyrtari. I pyetur për afatin kohor për zbatimin e mundshëm të marrëveshjes, ai e theksoi se ndonëse kjo do të “varet nga vullneti i palëve”, blloku i pret rezultatet në “shumë më pak se një vit”.
Me të mbërritur në samitin e BE-së në Tiranë, kryediplomati i BE-së, Josep Borrell, u konfirmoi gazetarëve se të dyja palët kishin marrë versionin e përditësuar dhe se ai pret nga palët “diskutime serioze”.Arritja e marrëveshjes me Prishtinën dhe normalizimi i marrëdhënieve mbetet një nga parakushtet kryesore për anëtarësimin e Serbisë në BE.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.