☁️
Tiranë 11°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 98.85 ▼1.27%
ARI 4,819 ▲0.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,096 ▼ -0.24% ETH $2,140 ▲ +1.88% XRP $1.3492 ▲ +0.73% SOL $81.2300 ▼ -2.1%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.85 ▼1.27 % ARI 4,819 ▲0.12 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.85 ▼1.27 % ARI 4,819 ▲0.12 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Dallimi mes ristrukturimit dhe faljes së pjesshme të borxhit

bbbGreqia u ka kreditorëve të saj më shumë se 300 miliardë euro borxh. FMN-ja kërkon një falje të pjesshme të borxhit, kurse disa vende, si Gjermania, preferojnë ristrukturimin e tij. Ku është dallimi? Në rastin e borxhit të Greqisë përdoren shpesh dy formula ndihme: falja e pjesshme e boxhit apo ristrukturimi i tij. Edhe pse në pamje të parë ristrukturimi tingëllon më pak si ndihmë se sa falja e borxhit, edhe në rastin e ristrukturimit kreditorët i falin një pjesë të parave Greqisë.

Falja e borxhit

Në rastin e faljes së pjesshme të borxhit kreditorët miratojnë menjëherë faljen e një pjese të borxhit, dhe i humbasin kështu paratë e tyre. Në vitin 2012 një gjë të tillë e bënë kreditorët privatë. Pra bankat dhe investitorët institucionalë hoqën dorë nga rreth 100 miliardë euro borxh që i kishin dhënë Greqisë. Ndërkohë, Greqia u ka kreditorëve të saj më shumë se 300 miliardë euro borxh. Rreth tre të katërtat e borxhit u takojnë tani kreditorëve publikë, pra vendeve të Eurozonës (direkt ose nëpërmjet Fondit të Shpëtimit), FMN-së dhe Bankës Qendrore Evropiane (BQE).

Merkel kundër faljes

FMN-ja kërkon një falje borxhi në vlerë 53 miliardë euro. Edhe Greqia dëshiron një gjë të tillë me arsyetimin, se vetëm nëse barra e borxhit zvogëlohet, ajo mund të përballohet. Kancelarja Angela Merkel e refuzon një falje të tillë, për shkak se në këtë rast do të humbasin edhe paratë e taksapaguesve gjermanë. Ajo dhe politikanë të tjerë u referohen gjithashtu edhe kontratave të bashkimit monetar, ku përjashtohet mundësinë që një vend të paguajë borxhet e një vendi tjetër. Greqia i ka FMN-së 25 miliardë euro borxh, BQE-së 20 miliardë dhe vendeve të Eurogrupit 50 miliardë. Banka Qendrore Evropiane po e ndihmon Greqinë edhe më të ashtuquajturat kredi emergjente për likuiditet, kreditë ELA (Emergency Liquiditiy Assistance). Deri tani këti kredi kanë kapur shumën 89 miliardë euro.

Ristrukturimi i borxhit

Në rastin e ristrukturimit të borxhit bëhet shtyrja e afatit brenda të cilit duhet të paguhen paratë e borxhit dhe përqindjet e interesit. Shuma e borxhit në një rast të tillë nuk pakësohet. Megjithatë ristrukturimi i borxhit shoqërohet shpesh nga norma më të ulëta interesi. Nëse shlyerja e borxhit shtrihet për vite apo dekada, inflacioni mund ta zvogëlojë vlerën e parave të kredisë. Pra edhe në rastin e ristrukturimit të kredisë, kreditorët nuk i rimarrin tërë paratë e tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.