☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 07 April 2026
S&P 500 6,546 ▼1%
DOW 46,265 ▼0.87%
NASDAQ 21,670 ▼1.49%
NAFTA 116.62 ▲3.75%
ARI 4,657 ▼0.6%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $67,981 ▼ -2.44% ETH $2,072 ▼ -4.17% XRP $1.2983 ▼ -3.54% SOL $78.6500 ▼ -4.23%
S&P 500 6,546 ▼1 % DOW 46,265 ▼0.87 % NASDAQ 21,670 ▼1.49 % NAFTA 116.62 ▲3.75 % ARI 4,657 ▼0.6 % S&P 500 6,546 ▼1 % DOW 46,265 ▼0.87 % NASDAQ 21,670 ▼1.49 % NAFTA 116.62 ▲3.75 % ARI 4,657 ▼0.6 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Kosova

Dasmorët e rrezikshëm

dasmor-euml-t-e-rreziksh-euml-m_hdDasmat zakonisht në Kosovë mbahen gjatë sezonit të verës. Këto dasma mbledhin rreth vetes dasmorë të shumtë të cilët festojnë për martesën e dhëndrit me nusen. Në shumicën e tyre gëzimi shprehet me të shtëna me armë. E në disa raste plumbat qorr kanë marrë edhe jetë njerëzish.

Si çdo vit Policia e Kosovës ka përgatitur planin operativ për parandalimin e të shtënave në gazmende dhe ahengje familjare. Ky plan i organizuar ka marrë shtrirje në të gjitha komunat e Kosovës.

Sipas zëdhënësit të policisë, Baki Kelani, në të gjithë Kosovën janë duke u kryer aktivitete të shumta për parandalimin dhe kapjen e personave që gjuajë me armë zjarri nëpër ahengje familjare.

Deri në gusht të këtij viti nga Policia e Kosovës janë konfiskuar rreth 462 municione dhe janë arrestuar rreth 54 persona. Nga këto armë sipas policisë, kanë pësuar lëndime trupore gjashtë persona.

“Policia e Kosovës bazuar në angazhimet dhe planin operativ të sezonit veror, ka realizuar disa operacione të suksesshme në parandalimin dhe konfiskimin e armeve të përdoruara kryesisht nëpër ahengje-dasma familjare”, ka thënë Kelani.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.