☁️
Tiranë 11°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 98.85 ▼1.27%
ARI 4,787 ▼0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,117 ▼ -0.12% ETH $2,144 ▲ +2.1% XRP $1.3489 ▲ +0.77% SOL $80.9600 ▼ -2.22%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.85 ▼1.27 % ARI 4,787 ▼0.54 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.85 ▼1.27 % ARI 4,787 ▼0.54 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Sporti

De Biazi paralajmëronte sukses që në vitin 2012

deXhani De Biazi besonte te suksesi. Dhe këtë gjë është munduar ta injektojë te lojtarët kuqezinj që ditën e parë që ka marrë drejtimin e kombëtares shqiptare.

E tha edhe mbrëmë, pas sigurimit të finaleve të “Euro 2016”, se kishin qeshur disa, kur ai vetë kishte premtuar kualifikimin për në finalet e një kompeticioni madhor europian, duke i sfiduar të gjithë kritikët e tij me përgjegjësinë e “veprës së kryer”.

Më 29 shkurt 2012, italiani, që ka marrë edhe nënshtetësi shqiptare, De Biazi, do të zhvillonte ndeshjen e tij të parë me kombëtaren shqiptare. Këtë rrugëtim, që përfshin dy palë eliminatore, për “Botërorin 2014” dhe për “Euro 2016”, e kishte nisur në Tbilisi, ndaj Gjeorgjisë.

Si për ta pasur “provë” në ditën e sotme, pas triumfit historik të kuqezinjve në Armeni dhe shkuarjes direkt në Europianin e vitit të ardhshëm, trajneri italian kishte shpërndarë një letër motivuese dhe orientuese për të gjithë lojtarët, si për t’u përcjellë filozofinë e punës së tij, besimin në fitore dhe sukses.

”Nuk do të jemi inferiorë ndaj asnjë skuadre, kam besim tek ju”. Kjo ishte thirrja e De Biazit për të tijtë, të cilët i zbuloi, i përzgjodhi, i bëri një grup solid ndeshje pas ndeshjeje.

Udhëtoi shumë dhe zbuloi elementë të devotshëm për fanellën e kombëtares, kryesisht në Zvicër, por nuk ngurroi të bënte pjesë të kuqezinjve edhe një portier të Kalmarit, në Suedi.

Ky ishte Etrit Berisha, që më pas u bë “gardiani” i padiskutueshëm i kombëtares.

Emrat e afruar prej tij janë të shumtë, fillojnë që me ardhjen e tij në krye të Shqipërisë e deri në dy kualifikueset e shtatorit, ku prurja më e re ishte Berat Xhimshiti. Një lojtar që shumë shpejt zuri vendin e titullarit dhe i dha një dorë të mirë kombëtares për t’u kualifikuar në “Euro 2016”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.