☁️
Tiranë 16°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,569 ▲0.62%
DOW 46,517 ▲0.38%
NASDAQ 21,831 ▲1.11%
NAFTA 98.64 ▼2.7%
ARI 4,772 ▲2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,507 ▲ +1.19% ETH $2,125 ▲ +1.88% XRP $1.3549 ▲ +1.54% SOL $83.2200 ▲ +1.12%
S&P 500 6,569 ▲0.62 % DOW 46,517 ▲0.38 % NASDAQ 21,831 ▲1.11 % NAFTA 98.64 ▼2.7 % ARI 4,772 ▲2 % S&P 500 6,569 ▲0.62 % DOW 46,517 ▲0.38 % NASDAQ 21,831 ▲1.11 % NAFTA 98.64 ▼2.7 % ARI 4,772 ▲2 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Politika

Deklarata e Bashës kundër tij, Meta: Lider që s’mban përgjëgjësi, por shpik fajtorë

Në Shqipëri presidenti Ilir Meta deklaroi të martën në mbrëmje se kryetari demokrat Lulzim Basha nuk mund t’i iki përgjegjësive të tij e të shpikë gjithnjë fajtorë. Në një intervistë për TV ORA, zoti Meta ju kundërpërgjigj akuzave të pak javëve më parë të zoti Basha i cili gjatë një ndërhyrjeje në parlament foli për “Trekëndëshin e Bermudave”, apo “Trekëndëshin e së keqes” ku ai përfshiu ish kryeministrin Sali Berisha, kreun e shtetit Meta dhe kryeministrin Edi Rama.

Është e drejta e tij të bëjë lapsuse, edhe të ketë ndoshta ndonjë mendim të tij, se është i lirë. Unë nuk kam asnjë shqetësim. Unë e kam respektuar gjithmonë dhe jam përpjekur ta ndihmoj që ai të mos gabojë rëndë. Sa herë më ka kërkuar ndihmë ja kam dhënë, sa herë i ka rënë telefonit tim e ka pasur të hapur”, tha zoti Meta duke shtuar më pas se “nuk është problemi i trekëndëshit që thotë zoti Basha. Problemi kryesor në këtë rast është katërkëndëshi i përgjegjësive madhore, të cilave ai nuk mund t’i ikë dhe nuk mund t’ua shkarkojë të tjerëve. Bojkoti i reformës administrative-territoriale, bojkoti i Reformës në Drejtësi, djegia e mandateve në Parlament dhe zerimi i opozitës nga pushteti lokal, janë 4 përgjegjësi madhore të cilave Lulzim Basha, nuk u ikën dot”.

Zoti Meta u pyet dhe për përplasjen e fortë në gjirin e Partisë Demokratike, e cila shpërtheu pas vendimit të zotit Basha për të përjashtuar nga grupi parlamentar zotin Berisha, për shkak se ky i fundit është shpallur “non grata” nga Departamenti amerikan i shtetit. Kreu i shtetit tha se nuk dëshironte të hynte në çështjet e brendshme të Partisë Demokratike. Megjithatë, ai deklaroi se “është një fakt që, opozita ka një problem të rëndësishëm, legjitimitetin e lidershipit të saj. Eshtë një lidership që nuk mban përgjegjësi dhe gjithmonë do shpikë një fajtor”.

Kreu i Shtetit u shpreh më tej se “këshilla që i kam dhënë gjithmonë zotit Basha ka qenë, ta respektojë gjithmonë zotin Berisha, por të vendosi vetë edhe kur zoti Berisha, ai mendon që mund ta ketë gabim. Por asnjëherë të mos bjerë viktimë e diversioneve për të injoruar kontributet e tij, apo vlerat e tij, sepse në fund të fundit dihen këto vlera”.

Zoti Meta, ishte njeriu që reagoi me tone më të ashpra dhe se sa vetë zoti Berisha, kur u njoftua vendimi i autoriteteve amerikane ndaj ish kryeministrit shqiptar. Në një sulm të hapur ndaj Departamentit amerikan, ai foli për “fletërrufe” të porositur në Tiranë apo një akt të poshtër, sipas tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.