🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,968 ▼ -1.68% ETH $2,057 ▼ -3.87% XRP $1.3179 ▼ -2.35% SOL $79.0000 ▼ -2.87%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Kosova

Delawie kadetëve të FSK-së: Korrupsioni është e keqja më e madhe e shoqërisë

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, vizitoi kazermën “Adem Jashari” të FSK-së në Prishtinë, ku u prit nga komandanti i saj, gjenerallejtënant Rrahman Rama.

Me këtë rast gjenerali Rrahman Rama e falënderoi ambasadorin e SHBA-ve, për ndihmën e pakursyer që SHBA-të po japin për FSK-në, si dhe e njoftoi ambasadorin Delawie, me angazhimin e FSK-së, si dhe bashkëpunimin me instruktorë të Gardës Kombëtare të Ajovës-SHBA-ve, gjatë trajnimeve që po zhvillohen aktualisht në FSK.

Gjatë vizitës në Qendrën për Studime Universitare të FSK-së, komandant i QSU-së, majori Avni Kiqina, përmes një prezantimi e njoftoi ambasadorin Greg Delawie, me aktivitetet e tij; shkollimet dhe trajnimet profesionale që përgatiten në Qendrën e Studimeve Universitare të FSK-së, njofton Ministria e FSK-së.

Me këtë rast, ambasadori Delawie shprehu kënaqësinë që gjendet në Qendrën për Studime Universitare të FSK-së, si dhe përgëzoi stafin dhe kadetët për arritjet e përgjithshme.

Ai më pas, para kadetëve të FSK-së, mbajti një ligjëratë të përgjithshme që në fokus kishte të bënte korrupsioni si një e keqe e shoqërisë në përgjithësi.

Me këtë problem po merren jo vetëm shtetet në zhvillim por edhe ato të zhvilluara. Interesimi i kadetëve rreth kësaj teme ishte i madh, ku shumë nga ta i parashtruan pyetje ambasadorit Greg Delawie.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.