🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,355 ▲ +0.5% ETH $2,057 ▼ -0.03% XRP $1.3149 ▼ -0.61% SOL $81.1400 ▲ +0.7%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Amerika

Departamenti i Drejtësisë ngre padi për monopol ndaj kompanisë Apple

Departamenti i Drejtësisë njoftoi se ka depozituar një padi të gjerë gjyqësore ndaj kompanisë Apple, duke e akuzuar kompaninë gjigande të teknologjisë se ka ngritur një monopol të paligjshëm të telefonave inteligjente, duke përjashtuar kështu konkurentët, duke dekurajuar inovacionin, si dhe duke i mbajtur çmimet të larta në mënyrë artificiale.

Padia e paraqitur në gjykatën federale në Nju Xhersi akuzon se kompania Apple ka monopol në tregun e telefonave inteligjentë dhe se ushtron kontrollin ndaj iPhone-it për “t’u angazhuar në një sjellje të paligjshme të gjerë dhe të vazhdueshme”.

“Apple i ka lidhur konsumatorët pas iPhone-it dhe ndërkohë i ka përjashtuar konkurentët nga tregu”, tha zëvendës prokurorja e përgjithshme, Lisa Monaco. Duke ndalur përparimin e të njëjtit treg që kjo kompani revolucionarizoi, tha zonja Monaco, kompania Apple “i ka marrë frymën një industrie të tërë”.

Kompania Apple u shpreh se padia “është e gabuar, si për nga faktet ashtu edhe nga kuadri ligjor” dhe tha se “do të mbrohet me forcë ndaj saj”.

Padia e gjerë ka në objektiv mënyrat se si kompania Apple i jep formë teknologjisë së saj dhe marrëdhënieve të biznesit për të “përfituar më shumë para nga konsumatorët, prodhuesit e programeve dhe përmbajtjes, artistët, botuesit, bizneset e vogla dhe tregtarët, ndër të tjerë”.

Këtu përfishet rënia e funksionimit të orave inteligjente që nuk janë të kompanisë Apple, kufizimi i qasjes për pagesat virtuale nga portofolët digjitalë të palëve të treta, si dhe refuzimi që të lejojë që aplikacioni i saj i mesazheve, iMessage, të shkëmbejë mesazhe të kriptuara me platformat e tjera konkurente.

Aparatët iPhone 15 të ekspozuar në kampusin qendror të kompanisë Apple, në Cupertino të Kalifornisë
Aparatët iPhone 15 të ekspozuar në kampusin qendror të kompanisë Apple, në Cupertino të Kalifornisë

Padia synon të ndalë sabotimin nga kompania Apple të teknologjive që konkurojnë me vetë aplikacionet e saj – në fusha si shikimi i videove nëpërmjet internetit, mesazhet dhe pagesat digjtale – si dhe t’i ndalojë marrëdhëniet kontraktuale me prodhuesit e programeve dhe të aksesorëve, si dhe me klientët që do t’i mundësonin “të fitonte, të mbante, të zgjeronte apo të thellonte monopolin”.

Padia e paraqitur së bashku me prokurorët e përgjithshëm të 16 shteteve është shembulli më i fundit i zbatimit të ashpër të ligjeve anti-monopol nga Departamenti i Drejtësisë, i cili u është kundërvënë edhe kompanive Amazon, Google dhe gjigandëve të tjerë të teknologjisë, me objektivin për ta bërë universin digjital më të drejtë, më novator dhe më konkurues.

Kompania Apple tha se padia do të “dëmtojë kapacitetet tona për të krijuar teknologjinë që njerëzit presin nga Apple – ku ndërthuren paisjet, programet dhe shërbimet”, si dhe do të krijojë “një precedent të rrezikshëm, duke e fuqizuar qeverinë që të vepronjë me një dorë të rëndë në projektimin e teknologjisë për njerëzit”.

“Tek Apple, ne shpikim gjëra të reja çdo ditë, për të krijuar teknologjinë që njerëzit dashurojnë – duke krijuar produkte që ndërveprojnë vetiu me njëra-tjetrën, duke mbrojtur privatësinë dhe sigurinë e njerëzve, si dhe duke krijuar një përvojë magjike për përdoruesit”, thuhet në deklaratën e kompanisë. “Kjo padi rrezikon atë çfarë ne jemi dhe parimet që i diferencojnë produktet e Apple-it në tregje jashtëzakonisht konkurente”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.