Kronika
Dërgohet në Itali mjeku anestezist që tentoi vetëvrasjen
Mjeku anestezist Tefik Zhurda, i cili ndodhet në koma, pasi tentoi vetëvrasjen pas vdekjes së 16 vjeçares, Blerta Pepa, në sallën e operacionit, është dërguar në Itali për mjekim të specializuar.
Mësohet se mjeku u nis drejt një klinike më të specializuar në Itali, ndërkohë që gjendja e tij nuk ka pasur asnjë përmirësim.
Mjekët në Tiranë tentuan të provojnë të gjitha opsionet, e së fundi vendosën ta dërgojnë jashtë. Zhurda shoqërohet nga bashkëshortja dhe vajza drejt Italisë. Mjeku Zhurda kaloi në koma pasi injektoi në trup doza anestezie.