☁️
Tiranë 16°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,592 ▲0.97%
DOW 46,758 ▲0.9%
NASDAQ 21,904 ▲1.45%
NAFTA 99.17 ▼2.18%
ARI 4,798 ▲2.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,598 ▲ +2.2% ETH $2,129 ▲ +2.82% XRP $1.3537 ▲ +2.21% SOL $83.3200 ▲ +2.37%
S&P 500 6,592 ▲0.97 % DOW 46,758 ▲0.9 % NASDAQ 21,904 ▲1.45 % NAFTA 99.17 ▼2.18 % ARI 4,798 ▲2.54 % S&P 500 6,592 ▲0.97 % DOW 46,758 ▲0.9 % NASDAQ 21,904 ▲1.45 % NAFTA 99.17 ▼2.18 % ARI 4,798 ▲2.54 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kosova

Dështon seanca e jashtëzakonshme për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka dështuar për herë të dytë të sigurojë kuorumin për shqyrtimin e kërkesës së 43 deputetëve nënshkrues, me të cilën kërkohej seancë e jashtëzakonshme për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.
Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe nuk i kanë dërguar përfaqësuesit e tyre në mbledhjen e Kryesisë me çka e kanë bërë të pamundur kuorumin për vendimmarrje. Në mbledhje kanë marrë pjesë përfaqësuesit e Partisë Demokratike, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës.
Sipas procedurës, Kryesia e Kuvendit duhej që ta procedonte propozimin për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale dhe më pas, Qeveria ta dërgonte atë në Kuvend për miratim. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se përpjekjet për seancë të jashtëzakonshme përfundojnë për të vazhduar ditëve në vijim.
LDK, konsideron se shfuqizimi i ligjit per dhomat e specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar mund të prodhojë situata të reja, që sipas tyre do të rrezikonin stabilitetin dhe do të dëmtonin subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës.
Ambasadorët amerikanë dhe britanikë në Kosovë reaguan ashpër ndaj nismës për të diskutuar në parlament shfuqizimin e ligjit për Gjykatën e Posaçme për krime lufte. Ideja për shfuqizim pasoi nënshkrimin e një peticioni nga organizatat e veteranëve të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me anë të të cilit kërkohet nga parlamenti të ndryshohet dhe plotësohet ligji për Gjykatën e Posaçme për krime lufte, të cilën ata e cilësojnë diskriminuese për Kosovën. Peticioni me 16 mijë nënshkrime është dorëzuar në parlament.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.