Ekonomia

Detyrimet e prapambetura të krijuara rishtazi arritën në 1.1 miliardë lekë në 8 mujorin e 2015

ccccDetyrimet e prapambetura, të krijuara rishtaz, arritën në mbi 1.1 miliardë lekë për periudhën Maj – Gusht 2015 ose rreth 9 milionë dollarë. Megjithë presionin e institucioneve ndërkombëtare FMN dhe Bankës Botërore dhe angazhimin e vetë qeverisë për shmangur detyrimet e reja, duket se ky fenomen ka qenë i pamundur të  shmanget. Në zbatim të VKM-së nr.50, datë 05.02.2014 “Për miratimin e Strategjisë për parandalimin dhe shlyerjen e detyrimeve të prapambetura e të planit të veprimit”, si dhe në përgjigje të kërkesës së Ministrisë së Financave lidhur me informacionin mbi detyrimet të krijuara rishtazi Ministria e Financave ka publikuar në uebin e saj në mënyrë më të detajuar për çdo ministri vlerën e detyrimeve, bazuar në informacionet zyrtare të ardhura. Ministria e Transportit dhe infrastrukturës  deklaron  lindjen e detyrimeve në vlerën rreth 622 milion lekë, nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës Kanalizime, të ndarë si më poshtë:

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), detyrime të krijuara rishtaz për:

  • Kontrata investimi (ndërtime, rikonstruksione) në vlerën 515.3 milion lekë, janë kontrata shumëvjeçare dhe buxhet i pamjaftueshëm për likuidimin e plotë të faturave, ndërkohë që kontraktohet vazhdojnë me avancimin e punimeve sipas grafikut të tyre.
  • Kontrata studime projektime dhe oponencë, në vlerën 51.5 milion lekë, që kanë ardhur si pasojë e mos planifikimit të tyre në b.2015 nga ARRSH.
  • Shpenzime korrente për mirëmbajtjen e rrugëve – në vlerën rreth 4.7 milion lekë nga Drejtoria Rajonale Mirëmbajtjes Rrugore Shkodër.

Sipas informacionit të Ministrisë së Transportit dhe infrastrukturës, konstatohet se nga detyrimet e krijuara në 4 mujorin e i-re të vitit 2015 nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, kanë mbetur akoma pa u paguar rreth 118 milion lekë fatura të paraqitura duke u mbartur detyrimi në 4 mujorin e iI-të  2015.

Ujësjëllës Kanalizime, detyrime të krijuara rishtaz në vlerën 54.6 milion lekë dhe që ka të bëjë me pagesat të rimbursimit të TVSH dhe Kosto Lokale për projektet me financim të huaj. Ministria e Mbrojtjes ka raportuar se nuk ka detyrime financiare të krijuar rishtazi për periudhën maj – gusht 2015. inistria e Arsimit dhe Sportit – deklaron lindjen e detyrimeve në vlerën 36 milion lekë, që janë vendime gjyqësore të paraqitura në institucion në vitin 2015, të cilat do të trajtohen sipas Udhëzimit të Këshillit të Ministrave nr.1 datë 4.06.2014, duke u planifikuar për shlyerje me buxhetin e viti 2016.

Ministria e Drejtësisë – deklaron lindjen e detyrimeve në vlerën totale 42.6 milion lekë, e ndarë sipas institucioneve si më poshtë:

  • Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave – 31 milion lekë që ka të bëjë me detyrime për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore nga të cilat rreth 9 milion lekë duhet të ishin raportuar dhe shlyer në zbatim të VKM nr.405 datë 13.05.2015 (shlyerja e detyrimeve të prapambetura për vendime gjyqësore). Problemi kryesor në këtë Agjenci është fakti se vendimi i gjyqit vjen për ekzekutim nga përmbaruesi pa u plotësuar dokumentet sipas rregullave të financës.
  • Drejtorinë e Përgjithshme e Burgjeve ka akumuluar 11.6 milion lekë që ka të bëjë me detyrime për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore që do të planifikohen në buxhetin e vitit 2016.

Ministria e Shëndetësisë –  deklaron lindjen e detyrimeve në vlerën 11.5 milion lekë, që   janë vendime gjyqësore të paraqitura në institucion në vitin 2015, të cilat do të trajtohen sipas Udhëzimit të Këshillit të Ministrave nr.1 datë 4.06.2014, duke u planifikuar për shlyerje me buxhetin e viti 2016.

Ministria e Punëve të Brendshme – raporton se në total është krijuar një detyrim prej 10.5 milion lekë, i cili ndahet si më poshtë:

Policia e Shtetit:

  • 6.9 milion lekë detyrime ndaj OSHEE, nga Komisariatet e Policisë në disa rrethe si Bulqizë, Kavajë, Gjirokastër, Kukës.
  • 2.2 milion lekë detyrime ndaj Ujësjellës sh.a Tiranë,
  • 0.3 milion lekë detyrime ndaj Postës Shqiptare sh.a, nga Komisariatet e Policisë në disa rrethe si Përmet, Tepelenë, Kukës, Fier, Gjirokastër.
  • 1.1 milion lekë raportohen si detyrime për vendime gjyqësore (të v.2014 dhe të raportuara disa prej tyre edhe në v.2015), të Drejtorisë së Policisë Tiranë, cilat do të trajtohen sipas Udhëzimit të Këshillit të Ministrave nr.1 datë 4.06.2014 dhe do të planifikohen në buxhetin e vitit 2016

Ministria e Bujqësisë – raporton se nuk ka detyrimeve të krijuara rishtazi dhe raporton se detyrimet e krijuara në 4 mujorin e parë janë likujduar me fondet në kuadër të rishikimit të buxhetit të vitit 2015. Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes – raporton një vlerë prej 63 milion lekë të lindura si detyrime nga vendimet gjyqësore të formës së prerë të krijuara në v.2014 dhe v.2015. Këto detyrime raportohen në vlerën rreth 8.6 milion lekë në Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë dhe  në vlerën rreth 54.4 milion lekë në Aparatin e Ministrisë. Këto detyrime duhet të trajtohen sipas Udhëzimit të Këshillit të Ministrave nr.1 datë 4.06.2014 dhe likujdimi i tyre ka filluar me buxhetin e v.2015 për vendime të raportuara që në vitin 2014 dhe së bashku me ato të raportuara në vitin 2015 do të planifikohen në buxhetin e vitit 2016.

Ministria e Financave – raporton se nuk ka të krijuar detyrime të reja për 4 mujorin e i I  të vitit 2015.

Ministria e Mirëqenies Sociale – raporton një vlerë prej 6.2 milion lekë si detyrime për vendime gjyqësore të krijuara në v.2015. Këto detyrime duhet të trajtohen sipas Udhëzimit të Këshillit të Ministrave nr.1 datë 4.06.2014 dhe likuidimi i tyre ka filluar me buxhetin e v.2015 për vendime të raportuara që në vitin 2014 dhe së bashku me ato të raportuara në vitin 2015 do të planifikohen në buxhetin e vitit 2016.

Ministritë e përfshira rishtazi në monitorim

Ministria e Zhvillimit Urban – raporton një vlerë prej 3.3 milion lekë të lindura si detyrime nga vendimet gjyqësore të formës së prerë të krijuara në v.2015. Këto detyrime duhet të trajtohen sipas Udhëzimit të Këshillit të Ministrave nr.1 datë 4.06.2014 dhe likuidimi i tyre do të fillojnë me shlyerjen n.q.s mbeten fonde në fund të v.2015 ose në të kundërt do të planifikohen në buxhetin e vitit 2016. Ministria e Kulturës – raporton një vlerë prej 4.1 milion lekë të lindura si detyrime nga vendimet gjyqësore të formës së prerë të krijuara në v.2015. Këto detyrime duhet të trajtohen sipas Udhëzimit të Këshillit të Ministrave nr.1 datë 4.06.2014 dhe likuidimi i tyre do të planifikohen në buxhetin e vitit 2016.

Ministria e Mjedisit – raporton një vlerë prej 2.1 milion lekë të lindura si detyrime nga   vendimet gjyqësore të formës së prerë të krijuara në vitin 2015. Këto detyrime duhet të trajtohen sipas Udhëzimit të Këshillit të Ministrave nr1 datë 4.06.2014 dhe likuidimi i tyre do të planifikohen në buxhetin e vitit 2016. Drejtoria e Përgjithshme të Tatimeve në lidhje më detyrimet e krijuar rishtazi për rimbursimin e TVSH-së, raporton se për periudhën janar – prill 2015, është krijuar një detyrim rreth 137 milion lekë, i cili ka të bëjë me vonesa në rimbursimin e TVSH-së së kërkuar nga subjektet dhe që vijnë për arsye të procedurave të verifikimit/kontrollit nga administrata tatimore. Ndërkohë që raportohet se detyrimet e lindura në 4 mujorin I-rë janë shlyer.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button