☁️
Tiranë 15°C · Vranët 17 March 2026
S&P 500 6,699 ▲1.01%
DOW 46,946 ▲0.83%
NASDAQ 22,374 ▲1.22%
NAFTA 96.37 ▲4.23%
ARI 5,028 ▲0.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $74,103 ▲ +1.34% ETH $2,316 ▲ +3.26% XRP $1.5174 ▲ +3.32% SOL $94.2200 ▲ +1.5%
S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 96.37 ▲4.23 % ARI 5,028 ▲0.51 % S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 96.37 ▲4.23 % ARI 5,028 ▲0.51 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

“Dhuna ekonomike” ndaj grave

Në vijim të fushatës kombëtare kundër dhunës ndaj grave, Qendra për Nisma Ligjore Qytetare ka publikuar monitorimin mbi vendimet gjyqësore për gati 700 divorce.

Sipas raportit, ndaj femrave që divorcohen dhe që gjyqësori u jep të drejtën e rritjes së fëmijës, ushtrohet dhunë ekonomike. Edhe pse gjykatat urdhërojnë që partneri të përgjigjet me pension ushqimor për rritjen e fëmijës, këto verdikte nuk ekzekutohen nga përmbarimi.

Prof. Dr. Aurela Anastasi thotë: “Problemet që ne hasim janë pamundësia ekonomike e grave të divorcuara për të rritur në kushte normale fëmijët e tyre pas divorcit dhe mosekzekutimi në masën 80% i vendimeve të gjykatës për pensionin ushqimor”.

Sipas qendrës, që asiston falas gratë e dhunuara në gjykatë apo për divorcet, kjo situatë kërkon vëmendjen e organeve shtetërore përgjegjëse, siç është Ministria e Drejtësisë dhe Zyrat e Përmbarimit Shtetëror.

Pensioni ushqimor vendoset nga gjykata si detyrim për njërin nga ish-bashkëshortët si masë që mbulon shpenzimet e rritjes së fëmijës, arsimimin e tij dhe nevojat shëndetësore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.