roze

DiCaprio në OKB: Mund të shkruani historinë, ose të përgojoheni prej saj! Por…

leojaNë fjalimin e tij përpara Kombeve të Bashkuara gjatë së mërkurës, Leonardo DiCaprio ritheksoi edhe njëherë reputacionin e aktivistit me profilin më të lartë në botë, që kërkon veprime ndaj ndryshimeve klimatike.

“Ju mund të bëni historinë, ose të përgojoheni prej saj”, tha ai në një moment dramatik përpara liderëve të botës.

Pasi marshoi së bashku me 400 mijë të tjerë nëpër rrugët e Nju Jorkut, këtë fundjavë, për të kërkuara rregulla më të ashpra për të kufizuar çlirimin e gazrave si CO2 në ajër, DiCaprio hapi samitin për ndryshimet klimatike në OKB, duke nxitur botën të luftojë ndotësit dhe të “vendosë tarifën e merituar ndaj emetuesve të karbonit”.

Por, ylli 39-vjeçar i Hollivudit ka një mënyrë jetese, e cila zbulon standarde të dyfishta në lidhje me çështjen e ndryshimeve klimatike.

Në fjalimin e tij në OKB, ai tha: “Kjo fatkeqësi është rritur përtej zgjedhjeve që mund të bëjnë individët”.

“MailOnline”, në një raport të saj, bën të ditur se DiCaprio ka zhvilluar të paktën 20 udhëtime anembanë vendit dhe anembanë botës, vetëm brenda këtij viti, përfshi fluturimet e panumërta nga Nju Jorku në Los Angeles dhe anasjelltas, pushimet e kaluara për ski në Alpet franceze, pushimet në Rivierën franceze, fluturimet në Londër dhe Tokio për të promovuar filmin e tij “Wolf of Wall Street”, dy udhëtime në Miami dhe një udhëtim në Brazil për të parë Botërorin e futbollit.

Këto udhëtime janë pikërisht ato, ku ai është mundur të pikaset në publik, po të tjera që nuk e kanë kapur dot?

Më tej, DiCaprio zotëron të paktën 4 shtëpi, 2 apartamente në Nju Jork dhe një supervilat në Hollivud dhe Palm Springs. Së fundi, ai shiti një pronë private në Malibu për rreth 17 milionë dollarë.

Madje, këtë verë, ai kaloi pushimet përgjatë Botërorit me jahtin e pestë më të madh në botë, të zotëruar nga Mansour bin Zayed al-Nahyan, një miliarder i naftës nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Dhe të mendosh, që për të gjitha këto udhëtime, avionët dhe jahtet punojnë me lëndë djegëse, që çlirojnë dioksid karboni në natyrë…

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button