Sporti

Dinamo vuan, por mposht Turbinën

Pasi ka luajtur të shtunën 4 takimet e para, niveli i dytë i Kampionatit Kombëtar të Futbollit, që njihet si Kategoria e Parë, ka vijuar të dielën me dy takimet e tjera, teksa do të mbyllet të hënën me takimin e fundit, atë të Korçës midis Skënderbeut dhe Flamurtarit. Ndërkohë, takimi më i spikatur i së dielës ka qenë ai midis Dinamos dhe Turbinës së Cërrikut, që u luajt pasdreke në kryeqytet u soll për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH Sport.

Pjesa e parë e kësaj sfide ka para një lojë nën nivelin mesatar, me të dyja skuadrat të pazonjat për të ndërtuar aksione të mira sulmuese apo për të rrezikuar portat përkatëse. Për rrjedhojë, 45 minutat e para janë mbyllur me rrjeta të paprekura, ashtu sikundër do të vijojë ato të dytat, por Dinamo do ta rrisë ritmin e lojës së saj në çerekorën e fundit. Dhe 8 minuta para fundit të kohës së rregullit, Preloshi do të thyejë qëndresën e cërrikasve me një ekzekutim të bukur.

Dhe, në minutën e 4-t shtesë, është i sapofuturi në fushë, Prodani, që finalizon një aksion të bukur të Dinamos dhe dyfishon epërsinë e kryeqytetasve.

Mbyllet kështu me fitoren 2-0 të Dinamos kjo sfidë përballë Turbinës së Cërrikut, dhe blutë marrin përkohësisht kreun, në pritje të sfidës së të hënës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button