☁️
Tiranë 11°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 98.69 ▼1.43%
ARI 4,782 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,117 ▼ -0.12% ETH $2,144 ▲ +2.1% XRP $1.3489 ▲ +0.77% SOL $80.9600 ▼ -2.22%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.69 ▼1.43 % ARI 4,782 ▼0.64 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.69 ▼1.43 % ARI 4,782 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kosova

Distria Krasniqi, kampionia olimpike “Tokio 2020”: Jam krenare që hyra në histori të Kosovës

Distria Krasniqi sot preku majën e karrierës së saj. Xhudistja fantastike kosovare sot e fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 48 kilogramë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Pas triumfit, Krasniqi për Gazetën Express deklaroi se koleksionit të medaljeve të saj i ka munguar vetëm medalja olimpike, të cilën e mori sot me plot meritë, teksa u shpreh krenare që u bë pjesë e historisë së Kosovës

“Koleksionit të medaljeve të mija i ka munguar vetëm medalja olimpike dhe jam shumë e lumtur që sot e mora medaljen e më e lumtur që ajo medalje është e artë. Jam shumë krenare që jam bërë pjesë e historisë së Kosovës pas shumë mundi e sakrifice” – tha kampionia olimpike për Express.

Ajo tha se ndërrimi i kategorisë nga deri 52 kilogramë deri 48 kilogramë rezultoi vendim me vend.

“Po ndërrimi i kategorisë ishte vendim me vend edhe jam shumë e lumtur që e kemi marrë këtë vendim me trajnerin tim” – tha Distria.

E pyetur se a mund të presim medalje në Lojërat e tjera Olimpike ajo tha: “Shpresoj që po, unë do vazhdoj të punoj njësoj si deri tash për Lojërat Olimpike Paris 2024” – përfundoi Distria Krasniqi.

Kjo ishte medalja e dytë e artë në Olimpiada. Para Distria Krasniqit të artën e kishte fituar Majlinda Kelmendi në Lojërat Olimpike të vitit 2016.

Përveç saj, Kosova në këtë Olimpiadë paraqitet edhe me 10 sportistë tjerë, katër nga të cilët janë në xhudo, e prej të cilëve priten medalje tjera olimpike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.