☁️
Tiranë 16°C · Vranët 09 May 2026
S&P 500 7,399 ▲0.84%
DOW 49,609 ▲0.02%
NASDAQ 26,247 ▲1.71%
NAFTA 95.42 ▲0.64%
ARI 4,731 ▲0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1775 EUR/GBP 0.8649 EUR/CHF 0.9152 EUR/ALL 95.5204 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4017 EUR/TRY 53.4245 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.6102 EUR/USD 1.1775 EUR/GBP 0.8649 EUR/CHF 0.9152 EUR/ALL 95.5204 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4017 EUR/TRY 53.4245 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.6102
₿ CRYPTO
BTC $80,260 ▲ +0% ETH $2,312 ▲ +0.95% XRP $1.4206 ▲ +2.17% SOL $93.3600 ▲ +5.3%
S&P 500 7,399 ▲0.84 % DOW 49,609 ▲0.02 % NASDAQ 26,247 ▲1.71 % NAFTA 95.42 ▲0.64 % ARI 4,731 ▲0.42 % S&P 500 7,399 ▲0.84 % DOW 49,609 ▲0.02 % NASDAQ 26,247 ▲1.71 % NAFTA 95.42 ▲0.64 % ARI 4,731 ▲0.42 %
EUR/USD 1.1775 EUR/GBP 0.8649 EUR/CHF 0.9152 EUR/ALL 95.5204 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4017 EUR/TRY 53.4245 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.6102 EUR/USD 1.1775 EUR/GBP 0.8649 EUR/CHF 0.9152 EUR/ALL 95.5204 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4017 EUR/TRY 53.4245 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.6102
09 May 2026
Breaking
Politika

Dita e Europës, Gonzato: Shqipëria pjesë e rëndësishme e sigurisë dhe të ardhmes së BE. Forcimi i shtetit të së drejtës, investimi më i sigurt për stabilitetin

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, shënoi Ditën e Evropës gjatë pjesëmarrjes në hapjen e Javës së Evropës, nën moton “Hapësirë e hapur”.

Në një kohë ku konfliktet globale po cenojnë sigurinë dhe paqen, Gonzato tha se BE ka ndërmarrë disa hapa për të siguruar stabilitetin dhe ruajtjen e vlerave demokratike mbi të cilat është themeluar vetë familja europiane.

Duke folur për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, Gonzato theksoi rëndësinë e vendit në stabilitetin dhe sigurinë e kontinentit.

Gonzato shtoi se përmbushja e standardeve të BE-së dhe forcimi i shtetit të së drejtës në Shqipëri janë investime strategjike për të ardhmen e vendit dhe të rajonit.

“Siguria e Evropës është një siguri e përbashkët, dhe Shqipëria, që aspiron të jetë pjesë e BE, është pjesë e rëndësishme e sigurisë së Evropës. Zgjerimi mbetet një nga mjetet më të fuqishme të BE për të promovuar demokracinë, stabilitetin dhe begatinë në të gjithë kontinentin tonë. Duke mbështetur Shqipërinë dhe vendet e tjera kandidatë për anëtarësim, Europa po investon në një të ardhme më të sigurt dhe më të bashkuar për të gjithë kontinentin.

Nuk është rastësi që “Themelore” u hap si grupi i parë në procesin e anëtarësimit dhe mbyllet i fundit. Forcimi i shtetit të së drejtës në Shqipëri është investimi më i sigurt për stabilitetin dhe prosperitetin e vendit dhe rajonit. Nuk ka rrugë të shkurtra të anëtarësimit dhe as shmangie të kritereve. Shqipëria është e fokusuar në përmbushjen e të gjitha standardeve të kërkuara nga BE dhe vendi është i angazhuar në arritjen e tyre brenda një afati mjaft ambicioz. Zgjerimi është një projekt i të gjithë shqiptarëve, dhe secili ka rolin e tij për të luajtur”, tha Gonzato.

Ai theksoi gjithashtu mbështetjen e Ukrainës dhe rëndësinë e sanksioneve ndaj Rusisë, duke nënvizuar se Bashkimi Evropian punon për të forcuar stabilitetin dhe demokracinë në rajon.

“Sot shënojmë Ditën e Evropës dhe Ditën e fundit të Evropës për mua në Shqipëri. Europa u ndërtua mbi liri, drejtësi dhe barazi. Sot, në një botë me kërcënime në rritje, ne duhet t’i mbrojmë këto vlera. Sot kremtojmë jo vetëm atë që jemi bërë, por edhe atë që bëjmë për një botë më të drejtë, më të sigurt dhe më të qëndrueshme.

Tani është koha që të qëndrojmë fort për vlerat që besojmë, për stabilitet, dhe për një rrjet më të gjerë partnerësh ndërkombëtarë. Paqja në Evropë është në rrezik, ekuilibri global po sfidohet, dhe në këtë rast BE duhet të veprojë për të mbrojtur qytetarët e saj, demokracinë dhe vlerat e saj në një botë të mbushur me konflikte, ku dhuna dhe mungesa e stabilitetit po cenojnë jetët e qytetarëve.

BE po punon për të forcuar sigurinë e saj, duke fuqizuar kapacitetet për t’iu përgjigjur kërcënimeve me një sërë mjetesh. Nga mbështetja e Ukrainës, nga lufta ndaj dezinformimit dhe mbështetja e të drejtave ndërkombëtare, po bëjmë gjithçka që Europa të qëndrojë si një shtyllë e fortë stabiliteti.

BE ka mbështetur financiarisht Ukrainën dhe ushtarakisht, ka vendosur paketat e sanksioneve ndaj Rusisë dhe po vepron për të arritur objektivat strategjikë, duke paguar një çmim të rëndë për nisjen e një lufte të paprovokuar. Nuk mund të ketë paqe të drejtë dhe të qëndrueshme pa dakordësinë e Ukrainës dhe Evropës”, tha Gonzato.

Javës së Evropës, i cili zhvillohet nga 9 deri më 22 maj, do të sjellë më shumë se 55 aktivitete kulturore në të gjithë Shqipërinë, përfshirë teatro, ekspozita, performanca kërcimi dhe muzikore, aktivitete ndërdisiplinore dhe diskutime publike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.