☁️
Tiranë 10°C · Vranët 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 104.13 ▲4.01%
ARI 4,705 ▼2.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,838 ▼ -1.25% ETH $2,071 ▼ -0.81% XRP $1.3188 ▼ -1.15% SOL $78.5200 ▼ -5.09%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 104.13 ▲4.01 % ARI 4,705 ▼2.24 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 104.13 ▲4.01 % ARI 4,705 ▼2.24 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Kronika

Dita e romëve. Olsi Sherifi, i riu që tejkaloi paragjykimet

Olsi ka tejkaluar çdo sfidë për t’u bërë një qytetar i shkolluar. Prindërit, ndonëse me arsim 8-vjeçar të papërfunduar, e kanë porositur të mësojë, të lexojë, pasi vetëm përmes arsimimit nuk do të etiketohej si “fëmija rom” dhe në të ardhmen do të gjente një punë.

“Kam përfunduar studimet për Gazetari dhe dua ta ushtroj profesionin që të loboj çështjet e këtij komuniteti. Për mua ka qenë sfidë e madhe pasi jam përballur me diskriminim dhe paragjykime”, thotë Olsi Sherifi.

I qetë e i duruar, por edhe me shumë vullnet, 24-vjeçari tregon se nuk do të lodhet asnjëherë për të përfaqësuar zërin e komunitetit të tij.

“Me forcat e mia kam arritur të bëj studimet dhe të punoj. Jam koordinator i projektit të Roma Education Found, që ka të bëjë me fëmijërinë e hershme të romëve”, thotë ai.

Në Ditën ndërkombëtare të romëve, UNICEF njofton se në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit kanë arritur të regjistrojnë më shumë se 1.000 fëmijë romë në kopshte dhe shkolla. Ndërsa mësohet se numri i studentëve të diplomuar në gjithë Shqipërinë ka arritur në 100.

“Sa herë që një rom drejtohet në zyrën e punësimit, aty u thonë diçka për t’i larguar. Sot kemi një kontigjent studentësh që kërkojnë të punësohen dhe e vetmja mundësi për ta janë organizatat OJF rome. Ndoshta për shkak të ngjyrës, ose sepse dyshojnë për aftësitë e një romi. Por mund ta them me shumë siguri se një rom mund ta bëjë punën më mirë sesa një i mazhorancës”, thotë Olsi Sherifi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.