Politika
Dita Ndërkombëtare e Demokracisë/ Kim: Çdo qytetar ka të drejtë të marrë pjesë në proceset e vetëqeverisjes demokratike
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë duke theksuar se çdo qytetar ka të drejtë të marrë pjesë në proceset e vetëqeverisjes demokratike.
Ajo ka përmendur se vendet demokratike janë të përgjegjshme para qytetarëve të tyre duke respektuar e mbrojtur të drejtat e tyre.
“Çdo qytetar ka të drejtë të marrë pjesë në proceset e vetëqeverisjes demokratike. Demokracitë janë të përgjegjshme para qytetarëve të tyre. Ata respektojnë Sundimin e Ligjit, mbrojnë jetën dhe pronën dhe respektojnë liritë, dinjitetin dhe barazinë e çdo personi”, shkruan Kim në Twitter.