🌫️
Tiranë 8°C · Mjegull 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 96.62 ▲0.55%
ARI 3,932 ▼0.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $77,200 ▲ +0.16% ETH $2,274 ▲ +0.72% XRP $1.2611 ▲ +0.88% SOL $92.4500 ▲ +0.12%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.62 ▲0.55 % ARI 3,932 ▼0.22 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.62 ▲0.55 % ARI 3,932 ▼0.22 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Europa

‘Do mbyllim kufijtë dhe do të dalim nga Schengeni’, AfD në Gjermani kryeson sondazhet zbulon planin nëse vjen në pushtet

Dalja e Gjermanisë nga Zona Shengen dhe eurozona, mbyllja e kufijve dhe politika shumë më të ashpra ndaj emigracionit. Ky është premtimi i partisë Alternativa për Gjermaninë (AfD), e cila sipas sondazheve të fundit kryeson në nivel kombëtar.

Në një intervistë për televizionin gjerman ZDF, bashkëkryetarja e AfD, Alice Weidel, tha se Gjermania ishte në një gjendje më të mirë ekonomike para futjes së euros. Sipas saj, monedha e përbashkët evropiane ka dobësuar ekonominë gjermane dhe ka ulur pasurinë e familjeve.

Për emigracionin, Weidel ishte edhe më e drejtpërdrejtë: Do t’i mbyllim kufijtë dhe do të dalim nga Schengeni”, deklaroi ajo. Liderja e AfD kërkoi gjithashtu më shumë dëbime të emigrantëve dhe më pak natyralizime, përfshirë kthimin e shtetasve sirianë, statusi i mbrojtjes së të cilëve nuk është më i vlefshëm.

Weidel sulmoi edhe CDU-në për refuzimin e bashkëpunimit me AfD-në, duke shtuar: “Do të qeverisim fillimisht në landet federale. Dhe do të qeverisim edhe në nivel federal.”

Deklaratat vijnë në një moment kur AfD po forcohet në sondazhe. Sipas ZDF Politbarometer, partia ka 27% mbështetje në nivel kombëtar, përpara bllokut CDU/CSU me 22%. Ndërsa në prag të zgjedhjeve të 6 shtatorit në landin e Saksoni-Anhaltit, AfD mbështetet nga mbi 40% e të anketuarve.

Në maj 2025 Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV) e klasifikoi AfD-në si organizatë të konfirmuar të ekstremit të djathtë. Megjithatë, në shkurt të këtij viti, Gjykata Administrative e Këlnit e ndaloi përkohësisht BfV-në ta trajtojë partinë me këtë klasifikim deri në përfundimin e procesit gjyqësor. Gjykata tha se ka tregues të fortë për prirje antikushtetuese brenda AfD-së, por ende nuk është provuar se ato karakterizojnë partinë në tërësi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.