Ekonomia

Doganat shfajësohen për defiçitet, janë vetëm faktorë të jashtëm

doganaaaNë deklaratën për shtyp të shpërndarë sot Drejtoria e Përgjithshme e Doganave sqaron se në bashkëpunim të ngushtë me Fondin Monetar Ndërkombëtar, si edhe me organizma të tjera vendase dhe të huaja, ka zhvilluar një analizë të thellë të situatës në raport me mbledhjet e të ardhurave gjatë vitit 2015. Jo vetëm Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, por edhe partnerët tanë të huaj kanë arritur në konkluzionin se në mbledhjen e më pak të ardhurave gjatë vitit 2015 në raport me parashikimin nuk ka patur asnjë arsye tjetër përveç se disa dukurive dhe faktorëve të jashtëm, jashtë vullnetit të kësaj Qeverie, ose më saktësisht:

  1. Ulja e çmimit të karburantit në tregun ndërkombëtar
  2. Ulja e sasisë së energjisë së importuar si pasoje e reshjeve të shumta që shtuan prodhimin në vend
  3. Ulja e sasisë së produkteve bujqësore të importuara si pasojë e rritjes së prodhimit vendas

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave është e vendosur të vazhdoje punën me impenjim maksimal për të shtuar të ardhurat në buxhetin e shtetit, për të luftuar kontrabandën dhe informalitetin. Është për të ardhur keq që institucionet shtetërore baltosen pa të drejtë e në mënyrë të vazhdueshme.  Mbi Raportin të cilit iu referua sot deputetja e Partisë Demokratike, vetë Crown Agents, nëpërmjet një deklarate për shtyp, sqaroi pak ditë më parë median dhe opinionin publik për kohën të cilës ai Raport i përket dhe faktit se “prej periudhës kur ky raport është dorëzuar ka pasur shumë zhvillime të mëtejshme, përfshirë largimin nga detyra dhe procedimin disiplinor të një numri punonjësish të Administratës Doganore Shqiptare. Për këtë arsye, komentet e bëra në atë moment të caktuar nuk qëndrojnë domosdoshmërisht edhe sot”.

 

 

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button