🌦️
Tiranë 24°C · Rrebesh i lehtë 12 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
₿ CRYPTO
BTC $77,322 ▲ +0.23% ETH $2,526 ▲ +2.55% XRP $1.3680 ▲ +1.46% SOL $101.6900 ▲ +2.2%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
12 Sep 2026
Breaking
Ekonomia

Sejko takim me drejtoreshën e BB: Ekonomia shqiptare në trajektore pozitive zhvillimi

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në një takim Xiaoqing Yu, drejtoreshë e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, dhe Martha Licetti, Menaxhere për Rajonin e Ballkanit pranë Bankës Botërore.

Takimi u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Bankës së Shqipërisë dhe Bankës Botërore për forcimin e stabilitetit financiar dhe zhvillimin e mëtejshëm të sektorit financiar në vend.

Guvernatori Sejko vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Bankës Botërore për Shqipërinë, veçanërisht nëpërmjet asistencës teknike dhe projekteve që synojnë përmirësimin e kuadrit rregullator, forcimin e stabilitetit financiar dhe zhvillimin e tregjeve financiare.

Gjatë takimit, Guvernatori prezantoi panoramën e zhvillimeve ekonomike në vend, duke theksuar se ekonomia shqiptare dhe treguesit kryesorë të stabilitetit ekonomik, monetar dhe financiar paraqiten në një trajektore pozitive zhvillimi.

Guvernatori nënvizoi gjithashtu se, ndonëse pasiguria në mjedisin ekonomik global mbetet e lartë, vendimmarrja për politikën monetare do të vijojë të mbështetet në analizën e të dhënave më të fundit ekonomike dhe financiare.

Në këtë kuadër, Sejko informoi se “vendimet e Bankës së Shqipërisë do të synojnë ruajtjen e stabilitetit të çmimeve, duke qenë njëkohësisht në përputhje me kahun e politikës fiskale dhe zhvillimet në kursin e këmbimit”.

Palët diskutuan gjithashtu për prioritetet kryesore të reformave në sektorin financiar dhe projektet zhvilluese që mund të mbështeten në kuadër të serisë së ardhshme të Development Policy Lending (DPL) 2026–2027.

Një tjetër temë e diskutimit ishte Programi i Vlerësimit të Sektorit Financiar (FSAP), ku palët ndanë pikëpamjet mbi pritshmëritë dhe prioritetet që lidhen me këtë proces, i cili synon forcimin e mëtejshëm të qëndrueshmërisë së sektorit financiar në vend.

Njëherësh bisedimet u përqendruan në progresin e arritur në drejtim të stabilitetit financiar, forcimit të kuadrit të mbikëqyrjes dhe përafrimit rregullator me standardet e Bashkimit Evropian, përfshirë edhe mbështetjen e ofruar nga programi FINSAC.

Gjithashtu, u diskutua mbi zhvillimet në fushën e modernizimit dhe digjitalizimit të sistemeve të pagesave, përfshirë ndikimet e anëtarësimit të Shqipërisë në Tregun Unik të Pagesave në Euro (SEPA) dhe përafrimin me acquis-në e Bashkimit Evropian në këtë fushë. Në këtë kuadër, palët u ndalën edhe në statusin dhe hapat e ardhshëm për zhvillimin e sistemit të pagesave të menjëhershme (instant/fast payments), si dhe në mundësitë për mbështetje teknike nga Banka Botërore.

Në përfundim të takimit, palët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional dhe angazhimin për të vijuar mbështetjen ndaj reformave që synojnë zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit financiar dhe avancimin e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë.

/e.i/j.p/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.