☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 20 March 2026
S&P 500 6,606 ▼0.27%
DOW 46,021 ▼0.44%
NASDAQ 22,091 ▼0.28%
NAFTA 92.71 ▼2.97%
ARI 4,684 ▲1.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $70,525 ▼ -0.87% ETH $2,157 ▼ -1.94% XRP $1.4580 ▼ -0.44% SOL $89.5800 ▼ -0.81%
S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 92.71 ▼2.97 % ARI 4,684 ▲1.7 % S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 92.71 ▼2.97 % ARI 4,684 ▲1.7 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Doganat, Spiropali mbush arkën e shtetit: 18.9 mld lekë më shumë

spiropali_2-320x179Drejtoria e Doganave ka bërë sot analizën 12-mujore të punës së saj, nën qeverisjen e mazhorancës së majtë. Drejtoresha e këtij dikasteri, Elisa Spiropali, theksoi se gjatë këtij 1 viti të punës së doganave, janë arkëtuar 18.9 miliardë lekë, ndërsa shtoi se tashmë doganat kanë edhe një kod të ri doganor që do të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit të ardhshëm.

Për sa i përket luftës ndaj korrupsionit, Spiropali deklaroi se në 12 muaj janë bërë 126 kallëzime, ose më saktë 117% më shumë se një vit më parë, të bizneseve që kërkonin të ruanin pozicionin e tyre në treg përmes pa-ndëshkueshmërisë.

“Në 12 muaj dogana ka arkëtuar 18,9 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Shtatori ka qenë një muaj shumë i mirë dhe raportoj se janë mbledhur 13 miliardë e 595 milionë lekë. Tashmë ka një kod të ri doganor në punën tonë, që hyn në fuqi më 1 janar 2015. Janë bërë 126 kallëzime për 12 muaj, me një rritje 117%. Ndoshta duket shifër e ashpër, por ka të bëjë me biznese të pandershme që duan të ruajnë pozicionin e tyre në treg përmes pandershmërisë, pra korrupsion.

Ndër të tjera, Spiropali siguroi se pas mbështetjes së doganës italiane, nuk ka më sulme apo presione në treg: “Ajo kohë ka marrë fund, – theksoi ajo, – tashmë ka vetëm kontroll dokumentesh”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.