🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,115 ▲ +0.18% ETH $2,051 ▼ -0.47% XRP $1.3114 ▼ -0.87% SOL $80.2500 ▲ +0.18%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Doganat: U importuan 13.5 % më pak cigare në 8 muaj të këtij viti

akcize21Gjatë 8 muajve të vitit 2014 u importuan 13.5 % më pak cigare, se sa në të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas statistikave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Importi i cigareve ka rënie të ndjeshme, krahasuar edhe me mesataren e 8-mujorit gjatë 5 viteve të fundit. Gjatë periudhës janar-gusht u importuan 1779 ton cigare. Kundrejt së njëjtës periudhë të vitit të kaluar është importuar 13.5 % më pak, periudhë në të cilën u importuan 2,056 ton cigare.

Hyrja në fuqi e ligjit për rritjen e akcizës së cigareve ndikoi në mosrealizimin e vëllimit të planifikuar të importit. Nga 1 janari 2014 hyri në fuqi ligji për rritjen e masës së akcizës së cigareve me 20 lekë/paketa. Operatorët ekonomikë i paraprinë rritjes së nivelit të akcizës së cigareve me rritjen e importeve në muajin dhjetor 2013 në masën 174 %, krahasuar me dhjetorin 2012, duke krijuar stok për muajt e parë të vitit 2014.

Përveç ashpërsimit të masave ndaj duhanpirjes në ambiente publike, qeveria këtë javë ndërmori një iniciativë tjetër me natyrë fiskale për të dekurajuar konsumimin e duhanit.
Ndryshimet fiskale të miratuara nga qeveria parashikojnë rritjen e akcizës së duhanit me 20 lekë, çka do të reflektohet edhe në rritjen e çmimit për konsumatorët. Kjo rritje e çmimit do të shtrihet deri në vitin 2017. Kjo është hera e dytë brenda një viti që qeveria shqiptare ndërhyn duke rritur akcizën e duhanit.
Rritja e taksave për disa produkte të ashtuquajtura të luksit, mes të cilave edhe cigaret, vjen si përmbushje e kërkesës së Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe si zbatim i një direktive të Bashkimit Europian që rekomandon që niveli minimal i akcizës së cigareve duhet të jetë 57 për qind e çmimit të shitjes me pakicë. FMN i ka rekomanduar qeverise shqiptare te rishikoje nivelin e disa taksave per vitin 2015.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.