Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë
Në Durrës, familja Shala kërkon drejtësi për 28-vjeçarin Andi Shala, i cili humbi jetën më 12 maj 2026, pasi motori me të cilin udhëtonte u përplas me një automjet.
Nëna e tij, Valbona Shala, mes dhimbjes, kërkon zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Familja ngre pikëpyetje edhe për masën e sigurisë ndaj drejtuesit 19-vjeçar të automjetit, i cili fillimisht u arrestua, por më pas kaloi në arrest shtëpie.
Qytetarja: Folëm me OPGJ-në e prokurorisë dhe nuk janë marrë kamerat. Është thënë që s’ka kamera. Në të vërtetë ka kamera ajo zonë.
Qytetari: Mu te vendi i aksidentit.
Oficeri i policisë: Kamera që duket aksidenti, apo te lokali?
Qytetari: Kamera që duket aksidenti.
Oficeri i policisë: Kamera aty nuk janë konstatuar. Te vendi ku ka ndodhur aksidenti, edhe shtëpitë nuk ishin afër.
Qytetari: Po mirë, aty ku ka ndodhur aksidenti, ke kamerat 10-15 metra.
Oficeri i policisë: Kamerë që kap aksidentin, nuk ka pasur.
Qytetarja: Ne pamë edhe këtë të ekspertizës, fenerët që kanë qenë te pema, aty nuk është dhënë si provë.
Oficeri i policisë: Fenerët? Atëherë, vendngjarja fotografohet dhe tabela fotografike i shkon ekspertit autoteknik, që bën aktin e ekspertimit.
Qytetari: Pse nuk kanë ardhur ekspertët aty?
Qytetarja: Ekspertët nuk kanë ardhur në vendngjarje.
Oficeri i policisë: Eksperti autoteknik i merr dokumentet, ç’a kemi bërë ne, fotografitë, këqyrje në vendngjarje, deklarime e ç’a ka tjetër, dhe shprehet siç ka, është inxhinier.
Qytetarja: Po pra, aty nuk është shënuar që kanë qenë fenerët te pema.
Oficeri i policisë: Çdo pjesë e rrugës është fotografuar.
Qytetari: Ai çuni i ka rënë pemës. E ka kthyer pema atë.
Oficeri i policisë: Është fotografuar gjithë vendi i ngjarjes.
Sipas materialit, një foto e fenerit të automjetit, e cila mund të ndikonte në përcaktimin e dinamikës së aksidentit, nuk është dorëzuar te ekspertët. Gjithashtu, fillimisht është pretenduar se në zonë nuk kishte kamera, ndërsa familja dhe “Stop” identifikojnë kamera të banesave pranë vendit të aksidentit.
Një prej pronarëve të këtyre objekteve thotë se pamjet nuk i janë kërkuar. Familja kërkon që rrethanat e aksidentit të hetohen tërësisht, për të përcaktuar përgjegjësinë dhe për të shmangur çdo dyshim mbi mënyrën se si është hetuar ngjarja.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.