Politika

Donald Lu: 2015, një vit sfidues, por shpërblyes

Ambasadori i SHBA ne Tirane, Donald Lu, në urimin e tij per Vitin e Ri, eshte shprehur se ky vit ishte një vit sfidues, por shpërblyes duke mos lënë pas dore edhe një thirrje për miratimin e reformës në drejtësi.

“Në emër të të gjithëve këtu në ambasadën e Shteteve të Bashkuara, i uroj gëzuar Vitin e Ri miqve tanë të shumtë në Shqipëri. Personalisht, do të doja të falënderoja shqiptarët për miqësinë dhe mikpritjen e ngrohtë dhënë mua dhe familjes sime në vitin tonë të parë në këtë vend të bukur. Në askpektin profesional, ky ka qënë një vit sfidues dhe shpërblyes në të njëjtën kohë. Këtë vit, shqiptarët përmbyllën disa nisma kyçe, ndërsa një tjetër nismë jetësore është në proces. Kemi ndjekur debatin e fuqishëm publik që po shfaqet tani mbi reformën në drejtësi. Ne e mirëpresim një debat serioz rreth çështjeve dhe përmbajtjes, dhe shpresojmë që më shumë zëra shqiptarësh t’i shtohen këtij diskutimi të rëndësishëm kombëtar”, thekson ambasadori Donald Lu.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button