Politika

Drejtësia, tjetër tryezë ekspertësh me ndërmjetësimin e Lu-Vlahutin

nPrej orës 14 e 30 dhe për rreth 3 orë diskutimesh, janë mbledhur këtë të premte sërish në një tryezë ekspertët më të lartë të reformës në drejtësi, me ndërmjetësimin e ambasadorëve të Shteteve të Bashkuara, Donald Lu, dhe të Bashkimit Europian, Romana Vlahutin.
Në tryezë kanë qenë pjesëmarrës ekspertët e nivelit të lartë, Gerti Ibrahimi dhe Sokol Sadushi, ndërsa nga Partia Demokratike kanë qenë të pranishëm Enkelejd Alibeaj, Gazmend Bardhi dhe Ivi Kaso. Ndërkohë, nga komisioni i posaçëm parlamentar për Reformën në Drejtësi kanë qenë Fatmir Xhafa dhe Oerd Bylykbashki.
Në përfundim të takimit, asnjë prej dy ambasadorëve ndërmjetësues nuk ka folur për mediat e pranishme, ndërkohë që për to është prononcuar vetëm eksperti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj. Ai theksoi edhe njëherë se është hequr dorë nga çdo lloj drafti të pakonsultuar më parë dhe që nuk vjen si pasojë e rekomandimeve të Komisionit të Venecias.
“Së pari, u vendos që të tërhiqej çdo lloj drafti që nuk është konsultuar më parë dhe që nuk vjen nga rekomandimet e Komisionit të Venecias. Së dyti, u ra dakord që dokumenti i vetëm mbi të cilin do të diskutohet për draftin e reformës në drejtësi do të jetë opinioni i Komisionit të Venecias. Ndërkohë, e treta, që në kushte barazie, ekspertët e të dyja palëve të vazhdojnë punën e tyre të përbashkët për të draftuar rekomandimet e komisionit, që mund të ofrojnë disa variante të përbashkëta mes nesh, variante këto që duhet të respektojnë 100% rekomandimet e Venecias”, tha Alibeaj, pas takimit të ndërmjetësuar nga ndërkombëtarët.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button