Trajneri i mirënjohur kosovar, Driton Kuka është shprehur tejet i gëzuar me fitoren medaljes së dytë të artë në Lojërat Olimpike. Distria Krasniqi hyri në histori të Kombit duke arritur ta fitojë medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”. Krasniqi mposhti japonezen, Funa Tonaki në finale të kategorisë -48 kg. Pas triumfit të Distrisë, ishte trajneri kosovar, Driton Kuka që përmes profilit të tij në Facebook, ka përçuar një mesazh për të gjithë popullin e Kosovës. “Kampione Olimpike! Disi je krenaria e Kombit! Xhudo për popullin shqiptar kudo anë e mbanë botës”, shkroi Kuka. Pas triumfit, Distria është deklaruar për RTK-në. “Po ndihem shumë mirë, jam shumë e lumtur. Është medalje për vendin, për familjen, për gjithë ata që më kanë mbështetur. Ka qenë një luftë shumë e vështirë kundër japonezes, sepse Japonia e ka xhudon më të mirë në botë. Është fillimi, jam ende e re, pretendoi të marrë pjesë edhe në tri Olimpiada, do të vazhdoj të punoj”, tha ajo.